Dollari amerikan ka rikuperuar mëngjesin e ditës së sotme ndaj një jeni më të dobët. Ai u këmbye me 110.80 dollarë amerikanë për jen.
Edhe indeksi i dollarit ka qenë në nivele më të larta mëngjesin e ditës së sotme krahasuar me një ditë më parë. Ai sot ishte në nivelin 93.052 .DXY, duke lënë pas nivelin 92.777 .DXY, të shënuar një ditë më parë.
Edhe monedha euro ka përfituar nga dobësimi i jenit duke shënuar nivelin e saj më të lartë që prej shkurtit të vitit të kaluar.
Euroja shënoi rritje edhe kundrejt dollarit. Ajo u rrit me 0.2 për qind dhe u këmbye me 1.827 euro për dollarë amerikanë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.