Për shumë njerëz, kjo është një ëndërr që mbetet në sirtar e për disa të tjerë, realizohet. Ekspertët janë të mendimit se për ta kthyer në një qëllim të vërtetë dhe të realizueshëm në jetë duhet që me këtë nocion të mësohemi që në fëmijëri. Këshilla e tyre është se duhet të ndiqni paranë, të mos ta shpërdoroni dhe të kurseni për të investuar. Merrni atë që iu vlen më shumë
Dhjetë këshilla si të bëheni milionerë përpara se të bëheni 30 vjeç
Të bëheni milionerë në 30 vjeç? Natyrisht nuk është një sipërmarrje e lehtë, por në revistën amerikane “Entrepreneur”, një sipërmarrës që ia ka dalë nuk ngurron të japë edhe dhjetë rregulla të arta që duhet të dëgjohen në mënyrë që të mund të ndiqet shembulli i tij. Ai quhet Grant Cardone dhe është një biznesmen ndërkombëtar, shumëdimensional, themelues i tre shoqërive, autor i librave bestseller dhe drejtues radiofonik. Ja cilat janë rregullat që ai sugjeron për të arritur objektivin.
Ndiqni paranë
Në kontekstin aktual, nuk është e mundur që të shpëtoni statusin tuaj të milionerit. Hapi i parë është që të përqendroheni mbi mënyrën sesi duhet të rrisni pasurinë, duke u treguar shumë të kujdesshëm ndaj të ardhurave dhe likuiditetit që keni në dispozicion.
Mos e ekspozoni pasurinë tuaj
Grant Cardone e bleu orën e tij të parë luksoze dhe makinën e re vetëm pasi ishte siguruar se investimet e tij ishin mjaftueshëm fitimprurëse. Kur u bë i pasur ngiste një “Toyota”. Është më mirë që të dalloheni për punën e bërë, sesa për ndonjë status simbol.
Kurseni që të investoni
I vetmi motiv për të kursyer është për të pasur para për të investuar. Duke i depozituar paratë në një llogari të ngrirë nuk do të ndiheni të motivuar për t’i përdorur ato deri sa të keni vërtet nevojë. Kjo do t’ju shërbejë që të krijoni besim te fitimet tuaja sesa tek ajo që keni vënë mënjanë.
Shmangni marrjen e kredive, nuk është e nevojshme
Asnjëherë mos merrni kredi nëse nuk do të jeni të sigurt se operacioni që do të ndërmerrni, do të rezultojë me fitime. Sipas Cardone, të pasurit përdorin huat për të bërë investime, ndërsa të varfrit për të blerë gjëra që i bëjnë të pasurit edhe më të pasur.
Trajtojini paratë si një “partner” xheloz
Miliona persona dëshirojnë që të pasurohen, por vetëm ata që e kthejnë në prioritet arrijnë që ta realizojnë. Nëse “injoroni” paranë, atëherë ajo do të bëjë të njëjtën gjë me ju, do t’ju “braktisë” për dikë që i kushton më shumë vëmendje.
Paraja nuk fle
Paraja nuk do t’ia dijë për orare e pushime dhe zgjedh ata persona që kanë një etikë të madhe pune. Nuk nevojitet që të jeni më të zgjuar apo më me fat, por që të punoni gjithmonë shumë fort.
Mos flisni për varfërinë
Ideja që të jesh i varfër nuk është edhe aq e keqe, është tërësisht e gabuar. Grant Cardone nuk harron të nënvizojë faktin se ka qenë i varfër, por për këtë nuk është fare i kënaqur. Nga ana tjetër, Bill Gates ka thënë: “Nëse ke lindur i varfër nuk është faji yt, por nëse vdes i tillë, atëherë po”.
Merrni këshilla nga ata që ia kanë dalë mbanë
Kush e ka nisur nga “zero” dhe është bërë milioner shpesh ka kënaqësinë që të ndajë përvojat me të tjerët, sepse ia ka dalë mbanë që të mendojë jashtë “korit”.
Studioni sesi ia kanë dalë mbanë njerëz të tillë dhe imitojini, zgjidhni modelin dhe adaptojeni.
Bëjeni paranë të punojë për ju
Investimi është sekreti për t’u bërë milionerë dhe nga ai arrihet të grumbullohet më shumë pasuri sesa nga puna. Kompania e dytë që ka krijuar Grant Cardone kërkoi realizimin e një investimi prej 50,000 dollarësh dhe që prej dhjetë vitesh gjeneron shuma të tilla çdo muaj: çelësi i gjithçkaje është të shfrytëzoni paranë që keni në dispozicion, bëjeni që të punojë për ju.
Kërkoni më të mirën
Gabimi më i madh që mund të bëhet është që të mos mendohet me mendje të hapur. A i keni vënë vetes qëllim që të bëheni milionerë? Gabimi më i madh do të ishte është që të mos mendoni ‘jashtë kutisë’. Nuk mungon paraja në botë, por ka vetëm njerëz që nuk mendojnë në mënyrë të hapur.
Objektivin e tij të parë, Grant Cardone e arriti në moshën 30-vjeçare, megjithatë është i dukshëm fakti se këto këshilla funksionojnë edhe në moshën 50 apo 60 vjeç.
… Por, mund të mësoni edhe fëmijët tuaj
Ndoshta nuk do të bëhen si Larry Page ose Mark Zuckerberg, por sipas “Business Insider” është e mundur që të ndihmoni fëmijët që të zhvillojnë sjellje të përshtatshme, për t’u bërë sipërmarrës të suksesshëm, pasi të jenë rritur.
Gjëja e parë që mund të bëni është të ndihmoni fëmijët tuaj që të kuptojnë se jeta ofron shumë mundësi, por duhet të dihet sesi të përqafohet.
Në të njëjtën kohë është e nevojshme që të largoheni nga mitet për të mbërritur te rrënjët e mekanizmit të biznesit.
Duhet të përpiqeni që t’i mësoni fëmijët që të vegjël me numrat. Për t’u bërë sipërmarrës të suksesshëm fëmijët tuaj duhet të mësojnë si t’i bëjnë llogaritë shpejt me mendje dhe të kapin në “ajër” mundësitë që iu ofrohen. Zakonisht numrat janë një tregues i mirë. Duhet të jeni të ndërgjegjshëm se dikush jo shumë i “zakonshëm” siç është një milioner ka nevojë për një formim jo të “zakonshëm”.
Udhëtimet, përvojat e punës që në vegjëli ndihmojnë, por prindërit duhet të kujtojnë gjithmonë se një mënyrë jo konvencionale e të menduarit lind nga një edukim i tillë. Mësojini fëmijët tuaj që të duan punën dhe të mos jenë dembelë, sepse për t’u bërë të pasur duhet shumë durim dhe mundim. Është mirë që këto virtyte të mësohen që në vegjëli.
Gjithnjë, duke qëndruar te dashuria, mësojini që të duan njerëzit. Njohja e njeriut dhe dashuria për ta ndihmon në të kuptuarit e produkteve dhe shërbimeve që iu nevojiten në të ardhmen. Lejojini që të takojnë çdo lloj njeriu, sepse kështu ata kuptojnë se nuk janë as inferiorë dhe aq superiorë kundrejt të tjerëve.
Ndihmojini që të kuptojnë vlerën e zemërgjerësisë, por kjo nuk do të thotë se duhet të jenë shumë liberalë me paranë. Më shumë kjo ka të bëjë me investimin në kohë për të bërë gjëra me persona të tjerë.
Mos i mbroni apo ekspozoni kundrejt moshatarëve. Vetëm duke njohur të mirët dhe të këqijtë, ata do të zhvillojnë “armët” dhe strategjitë e tyre të mbrojtjes dhe do të mësojnë sesi të ndërveprojnë në të ardhmen.
Nëse dëshironi që të kultivoni tek ata anën e tyre sipërmarrëse atëherë duhet të mësojnë sesi të bëjnë analizë karakteriale. T’i izolosh nuk është e dobishme.
Ata duhet të kuptojnë se shkëmbimi i kohës me para nuk të çon në ndonjë vend.
Besojuni një fond të vogël që ata të mund ta investojnë për t’i vënë në provë nëse kanë vullnet dhe aftësi për të rrezikuar.
Në fund, ndihmojini që të zbulojnë vetveten, të vlerësojnë një situatë dhe të marrin vendime.