Nëse keni vetëm pak që keni filluar të punoni ose jeni njerëz të ndrojtur dhe që nuk pëlqeni të folurit publik, takimi i punës është padyshim një nga momentet më të vështira për t’u përballuar në zyrë. Sidomos kur është fjala për të diskutuar diçka të rëndësishme apo – më keq – nëse gjërat nuk shkojnë aq mirë në kompani dhe juve ju duhet të mbroni veten dhe punën tuaj.
Këtu ka një seri këshillash praktike se si të silleni në një takim biznesi jo vetëm që të dilni të pa ‘dëmtuar’, por edhe, dhe mbi të gjitha, të bëni përshtypje të mirë.
Në mbledhje pune:përgatitja është gjithcka
Përveç nëse është një takim i improvizuar dhe me efekt të menjëhershëm, mbledhjet e punës zakonisht planifikohen më parë.
Së pari, informohuni mbi rendin e ditës. Pasi ta keni siguruar këtë informacion, ose nëse jeni në dijeni të ‘mekanizmave’ të zyrës, hapi tjetër është të përgatisni një dosje tuajën të saktë, të plotë dhe të rregullt, e cila ju lejon të ndiqni diskutimin dhe nëse është e nevojshme të ndërhyni me vëzhgimet dhe sugjerimet tuaja.
Të kontrollosh emoconin, ‘celësi i fitores’
Një rregull që kurrë nuk duhet të harrohet se si të silleni në një mbledhje biznesi është të kontrolloni emocionet dhe të mos bini pre e provokimeve. Kështu që:
· nëse sulmoheni verbalisht – mos u përgjigjni me të njëjtin agresivitet, apo më keq, mos shpërtheni në lot.
· Nëse jeni tepër të frikësuar – pini një grimë ujë dhe tpërqëndrohuni në atë që ju jeni duke thënë
· Nëse jeni qortuar publikisht për gabimin tuaj dhe / ose mungesën – mos ‘kundërpadisni’ dhe mos i mohoni provat, por theksoni se si tashmë e keni zgjidhur problemin ose se si mendoni ta zgjidhni. Të gabosh është njerëzore, të tregoni se keni gati zgjidhjen është hyjnore. Dhe shefi e di këtë gjë.
E fundit por jo më pak e rëndësishmja: rregulla të mirësjelljes
Juve ju duhet të mbani një sjellje tepër profesionale. Pra, kur mbledhja është planifikuar vishuni bukur dhe / apo elegante (sidomos nëse do takoheni me super menaxherë, klientë dhe / ose furnizues të rëndësishëm), kur hyni në dhomë përshëndesni të gjithë dhe prezantoni veten për ata që nuk ju njohin; dëgjoni me kujdes (ose të paktën bëni sikur), mos i ndërprisni fjalën e dikujt që po flet dhe pyesni për të ndërhyrë kur personi të mbarojë diskutimin, mos vazhdoni të pini, të hani karamele dhe çamçakëz, dhe mos harroni të fikni telefonin tuaj celular.