Në të gjithë botën, një numër i lartë kompanish dhe organizatash po përqafojnë gjithnjë e më shumë inovacionin për të zhvilluar më tej bizneset e tyre dhe për të përmirësuar më shumë cilësinë e produkteve të tyre. Sigurisht, që kreativiteti, aftësia për të prezantuar ide dhe zgjidhje origjinale është një element thelbësor i inovacionit. Megjtihatë ju nuk mund të instruktoni skuadrën tuaj, thjesht duke i thënë se ata duhet të jenë sa më kreativë, dhe të prisni që nga sot nesër secili prej tyre të sjellë ide inovative. Strategjitë e mëposhtme do t’ju ndihmojnë për të nxitur skuadrën tuaj që të jetë sa më kreative dhe të ketë gjithmonë ide inovative:
- Inkurajojini punonjëist tuaj që t’i shprehin idetë dhe mendimet e tyre.
Inkurajojini punonjësit tuaj që gjithmonë t’i shprehin idetë dhe mendimet e tyre, madje që një gjë e tillë vlerësohet shumë. Kur ata kanë ndonjë mendim të ri, inkurajojini ato që t’i shprehin mendimet e tyre dhe mundohuni që edhe të hapni tema diskutimi në lidhje me to, sepse nga një ide e dhënë mund të lindin akoma edhe më shumë ide, ose ideja e dhënë mund të përmirësohet akoma edhe më shumë.
- Thjeshtësoni mënyrën e të punuarit.
Punonjës të ndryshëm kanë mënyra të ndryshme të punuari. Psh. ka nga ata që pëlqejnë të punojnë në skuadër dhe ka të tjerë që pëlqejnë të punojnë në mënyrë individuale. Disa pëlqejnë që të mbajnë shënime me të shkruar në axhendën e tyre ndërsa disa të tjerë në tabletin e tyre. Ka nga ata punonjës që mendojnë më mirë dhe i qartësojnë idetë e tyre kur bëjnë një shëtitje të shkurtër dhe ka nga ata që i qartësojnë më shumë idetë e tyre kur bisedojnë me të tjerë. Në momentin që ju i lejoni punonjësit tuaj që të punojnë në mënyrën që ata ndihen më mirë, do të shikoni që ata jo vetëm do të ndihen më mirë, por niveli i produktivitetit do të shënojnë rritje dhe idetë e reja që do të prezantohen do t’ju befasojnë.
- Ndryshoni strategji.
Në librin e tij, “3 Strategji për të nxitur kreativitetin e skuadrës suaj”, Adam Fridman sugjeron se një strategji shumë e mirë për të nxitur rritjen e kreativitetit në punë është ekspozimi i tyre në praktika pune të ndryshme. Për shembull, ju mund t’i mundësoni punonjësve tuaj një udhëtim ku ata të kenë mundësi që të njihen edhe më mirë me njëri-tjetrin. Thjesht duke ndryshuar një apo disa faktorë për një periudhë të caktuar kohe, punonjësit mund të fillojnë që t’i shikojnë gjërat nga një përspektivë tjetër, dhe kjo mund të ndikojë që ata të paraqesin ide të reja dhe sa më kreative.
- Zhvilloni sa më shumë brainstorming
Një ndër strategjitë të cilat këshillohen kur bëhet fjalë për nxitjen e kreativitetit të skuadrës suaj të punës është të zhvilloni sa më shumë sesione brainstorming. Pas një raundi fillestar me sugjerime dhe ide, diskutojeni secilën prej tyre me të gjithë anëtarët e skuadrës suaj, duke caktuar gjithashtu se cila është më e duhura për t’u zhvilluar më tej. Zgjidhni tre idetë krysore dhe më pas zhvillojeni ato në mënyrën më të mirë të mundshme për të krijuar njëkohësisht edhe produktin më të mirë në treg. Nëse implementohen në mënyrën e duhur, këto strategji mund të ndikojnë në zhvillimin e kreativitetit të skuadrës suaj.