Shqipëria vuan një humbje të ardhurash tatimore të përllogaritur, te 1 miliard euro në vit nga evazioni dhe shmangia tatimore, sipas një studimi të Al –Tax për efektivitetin e grumbullimit të taksave gjatë vitit 2014.
Por, një goditje tjetër pëson edhe efektiviteti dhe drejtësia në shpërndarjen e barrës tatimore mbi tatimpaguesit. Sipas AL-Tax disa biznese e gjejnë veten në një konkurrencë të pabarabartë me ato biznese që gjejnë rrugë dhe forma për t’ju shmangur barrës tatimore që ju takon sipas të njëjtit ligj. Evazioni tatimor na ndikon të gjithëve edhe pse mund të jetë me burim brenda vendit apo vjen i importuar nga jashtë tij. Është barra tatimore ajo që duhet të bjerë në vëmendjen e të gjithë shoqërisë, qoftë sektor publik, por edhe sektori privat nxitjen që të ndryshojnë qasjen duke kërkuar një shpërndarje më të barabartë, ku të gjithë të ndihen kontribuuese dhe më pas përfituese.
Me peshën që mban Shqipëria (2% e PBB-së së Ballkanit), apo peshën që mban Kosova (1.1% të PBB-së së Ballkanit) hyjnë te vendet nga fundi në barrën tatimore në Ballkan. Por edhe pse barra tatimore në Shqipëri është nga më të ulëtat e rajonit të Ballkanit ka një rritje të barrës në 2014 krahasuar me 2013. Ky fakt shjegohet, si prej rritjes së disa normave tatimore, po ashtu edhe me rritjen e procesit të administrimit fiskal. Ky fakt, sipas Al tax, duket te indeksi i Ditës së lirisë Fiskale që në Shqipëri në vitin 2015 nuk vjen më herët se në cdo shtet tjetër ballkanik, ashtu si rezultoi në vitin e kaluar. Nëse shikohen investimet e Huaja Direkte neto Shqipëria është në vend të parë në Ballkan për peshën e tyre në raport me PBB-në për periudhën 2014 duke treguar se, efekti i barrës tatimore dhe normave të ulëta nuk është ndikuesi primar në tërheqjen e investimeve. Al tax shpjegon se, treguesi i iHD neto na tregon se, nëse harmonizohen me sukses normat tatimore me rritjen e kapaciteteve të administrimit dhe forcimin e kapaciteteve rregullatore dhe uljes së korrupsionit do të rezultojë një efekt me nxitje dhe rritje të flukseve të investimeve të huaja në vend.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.