Strasburg – “Besoj se edhe shtete të tjera duhet të marrin përsipër çështje akoma më të mëdha se përgjegjsitë që i takojnë.
Italia dhe Spanja së bashku me Francën dhe Gjermaninë, mund të jenë shtetet e duhura për të drejtuar Bashkimin Europian drejt një situate politike më të mirë”, u shpreh Presidenti i Parlamentit Europian, Antonio Tajani, në vazhdën e deklaratës së Merkelit dhe Macronit gjatë ditës së djeshme.
Ai vazhdoi më tej duke u shprehur se takimi i ditës së djeshme midis kancelares gjermane dhe presidentit francez, po shënon një drejtim tjetër për BE-në, drejtimin e duhur, sepse nga ana e dy shteteve të mëdha u ra dakort se për të ndryshuar për më mirë këtë Europë, atëherë të parët që duhet të ndryshojmë jemi në vetë dhe gjëja më e rëndësishmë është që t’i tregojmë mbështetjen tonë qytetarëve, dhe nëse është e nevojshme dhe në të mirë të tyre të ndryshohen edhe marrëveshjet e së kaluarës, madje sa më parë të jetë e mundur, përfundoi ai.