Ministri i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore, Berat Allbajrak (Berat Albayrak) tha se puna e shtrimit të tubacionit nën det në Ngushticën e Çanakalasë është një nga etapat kritike të projektit për ndërtimin e Gazsjellësit Trans-Anadolli (TANAP).
Ministri Allbajrak e cilësoi TANAP-in si një projekt shumë të rëndësishëm për sigurimin e ofertës energjetike botërore për Turqinë dhe Evropën. Allbajrak inspektoi punimet në anijen që shtron tubat nën det në Ngushticën e Çanakalasë dhe mori informacione nga zyrtarët mbi mbarëvajtjen e projektit.
Pas vizitës në kantierin e ndërtimit Allbajrak bëri deklarata lidhur me projektin.
“Nëse punimet përparojnë sipas këtij plani, atëherë projekti do të përfundojë para afatit të planifikuar”, tha ministri i Energjisë.
Gazsjellësi TANAP do të ketë një gjatësi totale 1 mijë e 850 km dhe një kapacitet vjetor 16 miliardë metra kub gaz natyror.
Parashikohet që 6 miliardë metra kub të përdoren për përballimin e kërkesës së Turqisë, kurse pjesa prej 10 miliardë metra kub të vlerësohet në Evropë, ku do të transferohet me anë të gazsjellësit Trans-Adriatik (TAP).
Planifikohet që gazi i parë me këtë projekt në Turqi të vijë në qershorin ose korrikun e vitit të ardhshëm./TRT TURKEY