Pas rritjes së lartë të numrit të subjekteve debitore ndaj shtetit në vitin 2014, tatimet kanë filluar javën e kaluar t’u kërkojnë sipërmarrjeve të shlyejnë këto detyrime.
Në inbox-et e bizneseve kanë mbërritur përgjatë gjithë javës së kaluar njoftime të përsëritura ku u kerkohej shlyerja e detyrimeve sa më shpejt.
Sipas listës zyrtare të publikuar nga Drejtoria e Tatimeve, detyrimet tatimore nuk janë paguar në kohë nga 11.350 biznese, ku vetëm në 2014-n numri i tyre u rrit me 40%.
Sipas burimeve në Ministrinë e Financave, kompanitë janë në aktivitet ekonomik dhe nuk konsiderohen të falimentuara, por për arsye të ndryshme që lidhen edhe me mungesën e likuiditetit në periudha të caktuara ato nuk mund të shlyejnë detyrimin tatimor, i cili po rritet me hapa galopantë.
Shumica e borxhlinjëve me rreth 50 për qind të totalit të borxhlijve deri në fund të nëntorit 2014, ose 6330 subjekte, i përkasin qarkut të Tiranës. Drejtoria e Përgjithshme e tatimeve sqaron se, këto subjekte përfaqësojnë listën e tatimpaguesve me detyrime të papaguara në afat, ndaj të cilëve Administrata tatimore, ka vendosur marrjen e masave të sigurimit mbi të gjithë pasuritë për ekzekutimin e detyrimeve dhe se ka filluar procedura e mbledhjes me forcë të tyre.
Njoftimi i Tatimeve
Ju lutem njoftoni subjektin e me poshtem per pagimin e detyrimeve pasi rezulton debitore prane DRT (qyteti) per shumen si me poshte:
Per sa mesiper subjekti mund te paraqitet prane zyres se Sherbimit DRT per te marre Urdher pagesat perkatese.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.