Në Tiranë po organizohet sot Tirana Economic Forum ku kryefjala është Sfidat për një Zhvillim të Qëndrueshem në Shqipëri. Pjesë e këtij forumi janë përfaqësues nga vendet e rajonit, të cilët do të sjellin eksperiencat e tyre nga vendet që vijnë.
Ky forum synon që të sigurojë një mundësi për te identifikuar dhe vlerësuar sfidat kyçe të rritjes ekonomike, të mbështesë adoptimin e sektorit privat me praktikat inovative sociale, dhe të identifikojë masat që duhen merren për një ekonomi më konkurruese në Shqipëri dhe Europën Juglindore.
Organizatorët kërkojnë që ta kthejnë forumin në një traditë të përvitshme, ku do të mblidhen politikanët më me influencë në Shqipëri dhe rajon, kompanitë dhe intelektualët për të adresuar sfidat që po përballet tani Shqipëria dhe bota.
Në hapje të forumit mori pjesë dhe kryetari i Bashkisë Tiranë. Gjatë fjalës së tij hapëse, kryetari i Bashkisë Tiranë përshëndeti hapjen e rrjeteve të reja të hoteleve në vend, ai Mariott dhe Hyatt, dhe vuri theksin te numri në rritje i turistëve në Tiranë. Duke shpresuar që Tirana Economic Forum të kthehet në një traditë, Veliaj shtoi se Ballkani Perëndimor është pjesa që i mungon Bashkimit Europian.
Gjatë fjalës së tij, Veliaj njoftoi se Bashkia Tiranë është në përfundim të krijimit të një zone të re të lirë ekonomike. 80 hektarë për të krijuar një zonë ekonomike në zonën e kasharit. Kjo zonë nuk do të jetë për fabrikat e prodhimit të këpucëve dhe tekstilit, por për kompanitë e teknologjisë.
“Ekonomia e Tiranës duhet të shkojë drejt teknologjisë.”- theksoi ai.
Gjatë forumit do te mbahen diskutime me tematika të ndryshme si: Ndryshimet Globale, ndikimi për Shqipërinë dhe Rajoni; Sfida për rritjen e qëndrueshëm; si dhe Infrastruktura, Energjia dhe Lidhshmëria, nxitës për prosperitetin në afatgjatë.
në përditësim…
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Me pelqen ideja e zonave te lira por pyes pse vetem Tirana dhe jo disa….!!?? Eshte e vertete se Tirana ka qarkullimin me te madh dhe eshte pke referimi por Tirana eshte brenda,nuk ka privilegjin e vendeve qe do te permend me poshte… Nje ide e te ndjerit Dr.Ferid Hoti,ish deputet im PD i cili ka bere dhe nje studim te permbledhur ne nje liber per zonen e Malesise se Madhe,shume terheqese per vendndodhjen afer Malit te Zi dhe Kosoves,afer te vetmes hekurudhe nderkombetare,me nje terren te persosur qofte per ndertim infrastrukture,qofte per ndertim aeroporti etj,etj…. Kemi Vloren me nje… Read more »