TIRANE – Një gjobë rreth 40 milionë lekësh, e cila pretendohet nga Tatimet se nuk është shlyer nga Universiteti Ndërkombëtar i Tiranës, ka bllokuar rreth 400 studentë të futen në ambjentet e Universitetit për të zhvilluar mësimin. Mësohet nga burime nga Drejtoria e Tatimeve, se UNT ka 4 vjet pa paguar detyrimet që ka deklaruar vet.
Inspektorët e Hetimit Tatimor dhe forcat e komisariatit numër 1, kanë rrethuar godinën e Universitetit Ndërkombëtar të Tiranës, pranë zonës të njohur si Vilat Gjermane, dhe nuk kanë lejuar asnjë person, nga stafi akademik apo studentë, të hyjnë në godinë.
Burime pranë Drejtorisë së Tatimeve thanë për gazetarin e A1 REPORT, Gerti Xhaja se universiteti nuk ka shlyer gjobën prej 40 milionë lekë të reja, por tjetër pretendim ngre Rektori i Universitetit Ndërkombëtar të Tiranës.
Agron Lamaj u shpreh për A1 REPORT se detyrimi është shlyer në masën 30 %, ndërsa theksoi se pas kësaj normalisht duhej të negociohej për vazhdimin e mëtejshëm. “Me mua nuk ka pasur asnjë komunikim. S;kemi dijeni për këtë punë, vetëm kur gjetëm sot derën e mbyllur. Organi tatimor në mënyrë të njënashëm ka ndërprerë negociatat”.
Në Universitetin Ndërkombëtar të Tiranës, studiojnë rreth 348 studentë nga Tirana dhe rrethet, por edhe nga Maqedonia, Mali i Zi dhe Kosova./ shqiptarja.com
bllokojnë Univ. Ndërkombëtar – See more at: http://www.shqiptarja.com/home/1/tiran-gjoba-40-mln-lek–tatimet-bllokojn–univ–nd-rkomb-tar-211437.html#sthash.nTMka337.dpuf
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.