Sektori i turizmit parashikohet të bëhet motori i ekonomisë shqiptare në afatin e mesëm. Si rrjedhojë, Colliers International pret që industri e mikpritjes dhe veçanërisht e hoteleve cilësore si dhe nënsektori i hoteleve të arrijnë norma të larta rritjeje, teksa tregu ka hapësirë për të tërhequr hotele të mëdha e të mesme.
Investime të gjelbra janë planifikuar për projekte lokale të pozicionuara kryesisht në jug të Shqipërisë, një vend ku ka ende plazhe të virgjra dhe të praruara për valën tjetër të zhvillimeve.
Qeveria po nxit aktualisht sektorin, duke i cilësuar disa nga projektet si strategjike për ekonominë dhe duke i këshilluar investitorët të arrijnë qëllimet e tyre për sa i përket madhësisë së tokës dhe lejeve të ndërtimit, që janë konsideruar si barrierat kryesore për zhvillimin e hoteleve të mëdha dhe sektorit të shtëpive të dyta.
Aktualisht, zinxhirët e hoteleve të njohura ose grupet e investimit dhe të financimit kanë nevoja të menjëhershme për zhvillues lokalë dhe sipërmarrës që veprojnë në sektorin e hotelerisë dhe mikpritjes.
Duke qenë tërësisht e pazhvilluar, Riviera shqiptare tashmë ka një numër të konsiderueshëm të projekteve të planifikuara, por vetëm disa janë në zhvillim e sipër. Pothuajse të gjithë zhvilluesit janë lokalë dhe të interesuar në gjetjen e partnerëve të huaj, jo vetëm për financim, por edhe për konsulencë dhe qëllime operative. Disa nga karakteristikat e tregut janë mosprania e hoteleve të markës, një numër i madh i banesave që jepen me qira dhe një segmentin i lartë i tregut.
Në përgjithësi tregu i hoteleve i Rivierës shqiptare është i ndarë në dy kategori, hotele të cilësisë të cilat përfshijnë hotele në 4-5 kategori yje dhe hotele shumë të vogla të menaxhuara në nivel lokal, të cilat nuk ofrojnë shërbimet e nevojshme për të kënaqur mysafirët.
Vija bregdetare shqiptare është karakterizuar nga një tipologji të ndryshme të zonave bregdetare, plazheve dhe banesave, me plazhe me gurë dhe me rërë, vlera të larta kulturore, si dhe zona të mëdha të mbrojtura të natyrës.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.