Zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramiz Kelmendi sot vizitoi Industrinë e mishit të shpeztarisë “Konsoni” në Gjilan, ku u njoftua me zhvillimin e kësaj industrie.
Kelmendi tha se kjo fabrikë plotëson kërkesat e konsumit të vezëve dhe mishit të shportarisë, ndërsa njoftoi se qeveria mbetet e përkushtuar për zgjidhjen e ankesave të prodhuesve vendorë.Ai ashtu pohoi, se si Qeveri mbeten të përkushtuar edhe për parandalimin e importit të produkteve të mishit jo cilësor dhe atyre nga Brazili, me çmime jo konkurruese.
Menaxheri i fabrikës “Konsoni” në Gjilan, Agim Sahiti tha se sikurse të gjithë prodhuesit tjerë, edhe ai ballafaqohet me mungesë dhe çmim të lartë të energjisë elektrike. Sipas tij, importi i mishit të shportarisë nga Brazili, me çmim të lirë, është pengesë për këtë fabrikë. Sahiti theksoi se me prodhimin e tij, plotësojnë kërkesat e tregut me mish të pulës në Kosovë rreth 7 përqind dhe njoftoi se industria e mishit në “Konsoni”, është me standarde dhe cilësi të lartë.
/KosovaPress.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.