Ministria e Infrastrukturës ka kontraktuar kompaninë private “Boch Media Production” për realizimin e spoti publicitar përmes së cilit do të prezantohen projektet më të suksesshme infrastrukturore të realizuara gjatë vitit 2012. Për shërbimin që do të ofrojë kjo kompani do të marrë rreth 10,000 euro nga qeveria e Kosovës. Ministria nuk dha detaje në lidhje me këtë spot që pritet të realizohet brenda muajve të këtij vitit, pas përurimit të trasesë së autostradës Morinë-Merdar deri në fshatin Orllat. Sipas përfaqësuesve të shoqërisë civile shpenzimi i të ardhurave në formën e propagandës qeveritare është cenim i demokracisë, ndërsa zyrtarë të ministrisë thonë se kjo ka të bëjë me informimin e taksapaguesve kosovarë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.