10 udhëtime virtuale me Google Earth, në zbulim të mrekullive të botës

18/03/2020 9:00 AM 0 komente

Aty ku nuk mund të shkoni fizikisht, mund të udhëtoni virtualisht nëpër botë.

Një zhytje në ujërat polare, një pelegrinazh në Mekë dhe një shëtitje në vendet më të bukura në botë, falë Google Earth, një instrument i paçmueshëm që ju jep mundësinë të eksploroni botën nga shtëpia, në varësi të interesave.

Ne kemi zgjedhur për ju 10 udhëtime virtuale që do t’ju bëjnë të ëndërroni me sy hapur…

 

Vendet e letërsisë

Moseley Bog

Udhëtimi ynë fillon me një itinerar në vende të vërteta protagoniste në letërsi. Pylli që përshkruan shkrimtari anglez John Ronald Reuel Tolkien për shembull ekziston me të vërtetë dhe është rezerva natyrore e Moseley Bog, në Angli, ashtu siç është i vërtetë Dublini për të cilën rrëfen James Joyce në librat e tij.

 

Shtëpia ime, shtëpia jote

Google Earth ju jep mundësinë të prekni dhe të shihni me sytë tuaj vende të vërteta, si për shembull shtëpinë tuaj dhe lagjen ku jeni rritur. Por nëse keni një mik që jeton kilometra të tërë larg jush, mund të zbuloni diçka më shumë për qytetin e tij, historinë, monumentet etj.

 

Vende, Trashëgimi Botërore të Njerëzimit UNESCO

Një ndër udhëtimet më interesante virtuale që mund të bëni është në monumentet e deklaruara Trashëgimi e Njerëzimit nga UNESCO. Mund të admironi mrekullitë e botës dhe të humbisni në to.

 

Pelegrinazh në Mekë

Çdo vit, mijëra myslimanë dhe udhëtarë nga e gjithë bota shkojnë në Mekë për pelegrinazh apo për të vizituar qytetin e shenjtë të fesë myslimane. Udhëtimi virtual ju jep mundësinë e një përvoje unike, që shoqëron udhëtarin që kur mbërrin në qytet.

 

Një ëndërr që quhet Hawaii

Të gjithë kemi dëshiruar, të paktën një herë në jetë, të zgjohemi një mëngjes në Hawaii. Nëpërmjet këtij udhëtimi virtual ju mund të zbuloni mrekullitë e këtyre ishujve, me plazhet më të bukura në botë.

 

Në zbulim të vullkaneve nëpër botë

Vullkani Etna

Udhëtimet virtuale mund t’ju çojnë aty ku njeriu nuk mund të shkojë. Nëpërmjet Google Earth ju mund të eksploroni vullkanet në të gjithë botën.

 

Parqet Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Bryce Canyon National Park

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndodhen 31 parqe kombëtare në të cilat është ruajtur më së miri biodiversiteti i së gjithë botës. Mund t’i vizitoni të gjithë nga shtëpia, nëpërmjet tour-eve virtuale që ka vënë në dispozicion Google Earth.

 

Lulëzimi i qershive në Japoni

Të gjithë ata që e duan pranverën me siguri do të jenë mahnitur të paktën një herë nga spektakli i lulëzimit të qershisë në mes të muajit mars dhe prill. Nëse dëshironi të ëndërroni me sy hapur dhe të jetoni atmosferën romantike të pranverës, ky tour virtual do t’ju magjepsë.

 

Në ujërat polare

Ishulli Spitsbergen

Si thoni për një udhëtim magjepsës në ujërat polare, aty ku fokat, balenat e famshme Beluga dhe lopat e detit jetojnë e notojnë në ujërat e akullta në një habitat të pasur me jetë, rrethuar me shkëmbinj të zhveshur, akullnaja dhe male. Një udhëtim virtual do t’ju çojë të zbuloni ishullin Spitsbergen.

 

Udhëtim në Hënë

Nëse Toka nuk ju mjafton dhe ëndrra juaj ka qenë gjithnjë që të eksploroni Hënën dhe planetët, ndoshta një udhëtim me Apollo 11 do të përmbushë dëshirën tuaj. I vënë në dispozicion nga NASA Earth Observatory, ju do të shkoni në bordin e anijes historike kozmike.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of