Edhe këtë vit, Zvicra është vendi më inovativ në botë, ndjekur nga Suedia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Holanda dhe Mbretëria e Bashkuar, sipas edicionit 2019 të Global Innovation Index (GII) në bashkëpunim me WIPO, Cornell University dhe GII Knowledge Partners 2019.
Edicioni i 12-të i GII është një pikë referimi në botë, që ndihmon aktorët politikë të kuptojnë më mirë se si të nxisin dhe të masin aktivitetin inovativ, motori kryesor i zhvillimit ekonomik dhe social.
GII 2019 merr në analizë 129 ekonomi në bazë të 80 treguesve: nga masat tradicionale si investimet në kërkim dhe zhvillim, te kërkesat për patenta dhe marka ndërkombëtare e më tej, treguesit më të fundit si krijimi i aplikacioneve për smartphone-t.
Indeksi analizon edhe kontekstin ekonomik – pavarësisht treguesve për ngadalësim të rritjes ekonomike, inovacioni vijon të lulëzojë, në veçanti në Azi.
Top 20 e vendeve më inovative në botë sipas Global Innovation Index 2019 (krahasimi edhe me vitin 2018)
1. Zvicra (1°)
2. Suedia (3°)
3. SHBA (6°)
4. Holanda (2°)
5. Britania e Madhe (4°)
6. Finlanda (7°)
7. Danimarka (8°)
8. Singapori (5°)
9. Gjermania (9)
10. Izraeli (11)
11. Koreja e Jugut (12)
12. Irlanda (10)
13. Hong Kongu (14)
14. Kina (17)
15. Japonia (13)
16. Franca (16)
17. Kanadaja (18)
18. Luksemburgu (15)
19. Norvegjia (19)
20. Islanda (23)