Më shumë se 6,6 milion amerikanë aplikuan për përfitim të papunësisë javën e kaluar, shifër kjo rekord, e dyfishuar krahasuar me një javë më parë. Kjo tregon se numri i personave që po shkon të qëndrojnë në shtëpi po përshpejtohet për shkak të koronavirusit.
Raporti i publikuar të enjten nga Departamenti i Punës tregon se shkurtimet e vendeve të punës po rriten në sfondin e ekonomive të Shteteve të Bashkuara dhe jashtë saj, ku shumë vende janë drejt një recesioni të mundshëm.
Shifrat për javën e kaluar janë dyfishuar, nga 3,3 milion të papunë të raportuar në javën pararendëse.
Shkarkimet në rritje kanë bërë që shumë ekonomistë të parashikojnë deri në 20 milion punë të humbura deri në fund të prillit. Shkalla e papunësisë mund të rritet deri në 15 për qind këtë muaj, nga rekordi i mëparshëm, 10,8 për qind i vendosur gjatë recesionit të thellë në vitin 1982./Euronews