Jeta ka një mënyrë të çuditshme për të sprovuar sesa të fortë jeni mendërisht dhe këtë gjë e bën pikërisht atëherë kur ju nuk e prisni. Shenjat e një mendjeje të fortë nuk kanë të bëjnë me gjërat me të cilat ju merreni, por kanë të bëjnë pikërisht me ato gjëra të cilat ju nuk i bëni.
Më poshtë do gjeni 7 gjëra, të cilat njerëzit e fortë mendërisht nuk do t’i bënin:
1. Ata ngrihen pas çdo rënieje
Njerëzit e fortë mendërisht i hedhin pas krahëve gabimet, por jo duke i harruar, por duke nxjerrë mësimin e duhur prej tyre. Duke mbajtur distancën e duhur nga gabimet, ata kanë mundësi që të mësojnë prej tyre dhe të ngrihen pas çdo disfate.
Kjo ndikon shumë edhe në anën emocionale, sepse të qenët pre e një gabimi nuk ju lë të ecni përpara dhe madje ju krijon një gjendje të keqe emocionale.
2. Ata nuk shoqërohen me njerëz negativë
Njerëzit negativë gjithmonë shoqërohen nga një humor negativ dhe nga ndjesi negative dhe i fusin në këtë gjendje të zymtë edhe personat të cilët kanë përreth. Njerëzit e fortë emocionalisht distancohen prej tyre.
3. Ata nuk e humbin besimin në vetvete
Njerëzit e fortë mendërisht janë edhe shumë këmbëngulës. Ata nuk dorëzohen përballë sfidës së parë por marrin gjithmonë më të mirën edhe nga një situatë jo fort e këndshme. Ata i kushtojnë më shumë rëndësi faktit sesi do ta kalojnë këtë situatë të vështirë sesa të rrinë në të njëjtin vend duke i ardhur keq për veten.
4. Ata nuk presin që ju t’i kërkoni falje që t’ju falin
Akumulimi i emocioneve negative është faktori kryesor në shkaktimin e stresit dhe një gjë e tillë mund të ketë pasoja të rënda mendore. Kur ju falni dikë, nuk do të thotë që bini dakord me veprimin apo sjelljen e tij, por e lironi dhe e largoni veten nga ndikimi negativ i atij personi.
5. Ata nuk ndiejnë keqardhje për veten
Të ndierit keqardhje për veten është një nga gjërat më të këqija që dikush mund të ketë. Një gjendje e tillë lë të nënkuptohet se ju jeni viktima e pashpresë e një situate të caktuar. Njerëzit e fortë mendërisht asnjëherë nuk ndiejnë keqardhje për veten e tyre sepse një gjë e tillë për ta do të ishte e barasvlershme me fjalën “mposhjte”.
6. Ata nuk lënë që askush të ndikojë në pozitivitetin e tyre dhe as ata nuk ndikojnë në pozitivitetin e të tjerëve
7. Ata mundohen që punët e sotme mos i lënë për nesër