Javën e kaluar, përfaqësuesja e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin, “thirri nën armë” edhe biznesin, duke i kërkuar të rreshtohet pro Reformës në Drejtësi. Por pas thirrjes së saj nuk pati asnjë reagim institucional. Kjo nuk do të thotë aspak që shumica dërrmuese e bizneseve në Shqipëri nuk duan që në këtë vend të bëhet drejtësi, sepse nuk ka segment më të “viktimizuar”nga korrupsioni, ryshfeti e krimi shtetëror apo i rrugës, sesa sipërmarrja shqiptare.
Një vrojtim i përbashkët i pak viteve më parë, nga Zyra e Drogës dhe Krimeve në Kombet e Bashkuara, me disa institucione shqiptare, solli si konkluzion se kostot e biznesit nga korrupsioni zyrtar janë mjaft të larta dhe se ai ndikon ndjeshëm në ekzistencën e tyre. Vrojtimi tregoi se bizneset paguajnë ryshfet 4.6 herë në vit dhe se në mbi60%të rasteve, kjo pagesë korrupsioni është e kërkuar nga zyrtarët.
Ndërkohë konkluzioni i fundit i Bashkimit Europian për vende si Shqipëria, tregoi se për t’u mbrojtur nga krimi bizneset duhet të harxhojnë rreth 6 për qind të xhiros vjetore.
Këto dy të dhëna mjaftojnë për të kuptuar se pse biznesi vendas apo ai i huaj në Shqipëri stepen të guxojnë të rrisin investimet dhe kanë përgjithësisht besim të ulët ndaj institucioneve. Vrojtimet e herë pas hershme e rendisin korrupsionin dhe krimin si një nga pengesat e para në bërjen e biznesit. Ndaj nuk ka nevojë për thirrje që biznesi të bëhet pro reformës. Por që kjo çështje të zgjidhet duhet të ketë besim. Ky besim, nëse vjen vetëm nga BE, është i pamjaftueshëm.
Edhe anketimi i fundit i Shoqatës së Investitorëve të Huaj në Shqipëri tregoi se gati gjysma e bizneseve janë ende mosbesues e të pasigurt, sado që qeveria pretendon të kundërtën e bën “shaka” duke e banalizuar rezultatin me rritjen e pretendimeve të biznesit ndaj saj.
Biznesi shqiptar është ende sot mosbesues ndaj çdo nisme apo politike qeverisëse, për sa kohë nuk ekziston kulti i besimit, i cili duhet të përfaqësohet nga institucionet. Megjithëse janë krijuar edhe disa tryeza e forma të përbashkëta të dialogut qeveri-biznes, ato sipas vetë sipërmarrësve nuk kanë funksionuar, sepse në masë fare të vogël janë marrë në konsideratë këshillat e tyre dhe kurrë nuk kanë prodhuar politika e vendime strategjike. Më shumë kanë shërbyer si vitrina të shitjes së produkteve politike të qeverisë. Duke qenë se besimi nuk është objekt por perceptim, s’ka si të jetë një fotografi e ditës sikundër mendon qeveria, por një rrugëtim e një marrëdhënie më e gjatë. Qysh kur erdhën në pushtet, të majtët devijuan shumë nga ato që premtuan, duke rënduar mjedisin ekonomik, me taksa dhe reprezalje në emër të formalitetit dhe vetëm në fund të këtij mandati po duken sikur po rregullojnë disa gjëra, por që nuk prekin thelbin e sjelljes së tyre tipike, mospërfillëse dhe sfidues ndaj biznesit.
Për të ringritur besimin, biznesi kërkon prova, kërkon dëshmi. Qeveria mund të pretendojë se rezultatet e saj makro, si rritja ekonomike rreth 3% janë një provë që vendimmarrja e saj ka qenë e drejtë. Por pasuria e krijuar këto vite është përqendruar vetëm në pak biznese që duket se janë të lidhur ngushtë në marrëdhënie klienteliste me qeverinë përmes koncesioneve të dyshimta, prokurimeve të drejtpërdrejta në një listë të shkurtër, aq sa sot, vetëm 1 për qind e bizneseve kanë mbi 90 për qind të xhiros së gjithë subjekteve në shkallë vendi. Pabarazia është padrejtësi ndaj edhe shumica e biznesit është mosbesues jo vetëm ndaj qeverisë por ndaj drejtësisë në këtë vend. Dhe se rezultatet makro mbeten vetëm një buzëqeshje e shtirure shumicës së biznesit, të cilët shikojnë se përfituesit e kësaj padrejtësie ekonomike që janë pakica dhe qeveria dhe institucionet janë ende në të njëjtën anë.
Jeni duke lexuar në: 768
Flet Nertil Jole, Drejtor i Politikave të Planifikimit, MZHU Institucioni juaj ka qenë i angazhuar në procesin e përgatitjes dhe finalizimit të planeve vendore. Pas mbledhjes së fundit të KKT-së, numri i atyre të miratuara shkoi në 16. Si do të vijohet me planet e tjera? Cilat janë etapat që duhet të kalojnë këto plane për të shkuar drejt zbatimit? Qeveria shqiptare ka mbështetur financiarisht dhe me ekspertizë teknike 26 bashki të reja, të cilat hartuan Planet e Përgjithshme Vendore […]
Kurbin Bashkia e Kurbinit është pjesë e projekteve strategjike, të propozuara nga PPK dhe korridoret energjetike në kontekstin ballkanik dhe më gjerë. Duke iu referuar objektivave kryesore; (1) ndërthurjen e turizmit detar kulturor dhe bujqësor, (2) minimizimin e rrezikut natyror, si dhe (3) krijimin e një poli bujqësor rajonal, plani i Bashkisë së Kurbinit propozon politika për promovim potencialesh turistike; nxitje të vlerave bujqësore; masa konkrete për mbrojtjen nga rreziqet natyrore; si dhe aksesim të vlerave natyrore, kulturore, përmes infrastrukturës […]
Sa janë qiratë e zyrave në kryeqytetin e Tiranës. Pse bizneset paguajnë më shtrenjtë se në rajon. A po mbipopullohet kryeqyteti me qendra tregtare dhe sa ka arritur totali i sipërfaqes së tyre. Si Shqipëria për herë të parë po tërheq interesin e investitorëve të huaj për turizëm, por probleme të shumta kushtëzojnë ardhjen e tyre Qiratë e zyrave, më të shtrenjtat në rajon Nëse merr një zyrë me qira në kryeqytet ka të ngjarë që ta paguash më shtrenjtë […]
Stoku total i qendrave tregtare në Tiranë ka mbetur i pandryshuar në 2016-n në raport me vitin e mëparshëm, me një total prej 178,800 m2 të GLA (sipërfaqja bruto për t’u dhënë me qira), sipas të dhënave nga Colliers International. Tirana East Gate (TEG) dhe Qendra Tregtare Univers (QTU) mbeten qendrat tregtare më të mëdha në Shqipëri. Tirana Ring Center (TRC) është pozicionuar si një qendër tregtare e zonës dhe deri tani ka kënaqur nevojat e pjesës perëndimore të qytetit. […]
Flet Stela Dhami, drejtore menaxhuese e Colliers International Shqipëria për herë të parë po shikohet me interes nga investitorët, por përsëri përfaqëson një vend me profil risku politik dhe ekonomik… E sapokthyer nga konferenca e “Adria Hotel and Forum”, që u zhvillua në Kroaci, Stela Dhami, drejtore menaxhuese e Colliers International në Shqipëri ka mbetur e habitur për interesin dhe njohuritë që kishin të huajt për bregdetin shqiptar, sidomos Sarandën. “Shqipëria për herë të parë po shikohet me interes nga […]
Sektori i turizmit parashikohet të bëhet motori i ekonomisë shqiptare në afatin e mesëm. Si rrjedhojë, Colliers International pret që industri e mikpritjes dhe veçanërisht e hoteleve cilësore si dhe nënsektori i hoteleve të arrijnë norma të larta rritjeje, teksa tregu ka hapësirë për të tërhequr hotele të mëdha e të mesme. Investime të gjelbra janë planifikuar për projekte lokale të pozicionuara kryesisht në jug të Shqipërisë, një vend ku ka ende plazhe të virgjra dhe të praruara për valën […]
Ehang 184 është një drone që mund të mbajë veç një njeri në bord dhe të arrijë 100 kilometra në orë. Do të dalë në treg, në korrik të këtij viti në Dubai Ehang 184, ky është emri i avionit, një drone-taksi që kompania kineze prezantoi në CES 2016 (Consumer Electronics Show) dhe tërhoqi pas vetes vëmendjen e shumë të pasionuarve. Ky avion mund të bëjë një revolucion të vogël në sektorin e transporteve: është ekologjik pasi lëviz falë energjisë […]
Pas rreth katër vitesh, paga minimale në Shqipëri do të rritet. Vendimi do t’i takojë qeverisë sa i përket nivelit me të cilin do të rritet nëse do të jetë 23-24,000 lekë apo 26,000 lekë. Kjo e fundit mbrohet nga sindikata. Në të dy rastet, rritja do të shoqërohet me kosto për biznesin, veçanërisht për atë prodhues Nga Elona Bedalli I takon qeverisë tani të thotë fjalën e fundit se cila do të jetë paga minimale e re në […]
Përllogaritet se vlera e çdo dëmshpërblimi financiar të ndërprerë, është përafërsisht e mjaftueshme për të mbuluar koston shtesë buxhetore të rikthimit dhe vazhdimit në punën e mëparshme, të katër ish-punonjësve zotërues të vendimeve gjyqësore të formës së prerë, të cilat e konfirmonin më parë këtë të drejtë Nga Zija Lika Nisur nga fakti që përgjatë 15 vjetëve të fundit të veprimit të ligjit nr. 8549, datë 11.11.1999 “statusi i nëpunësit civil” dhe 152-2013 “për nëpunësin civil” të ndryshuar, buxheti […]
Sistemi jofunksional i drejtësisë, koston më të madhe ia ka dhënë zhvillimit ekonomik të vendit. Ekonomia e Shqipërisë po rritet poshtë potencialeve të saj dhe indekset e biznesit dhe organizatave të huaja bëjnë me faj sistemin e dobët të drejtësisë. Mosrespektimi i kontratave dhe ligjeve po mban larg investimet e huaja, teksa proceset e stërgjata gjyqësore po pengojnë kthimin e kredive në banka. Mosdhënia e drejtësisë për çështjen e pronave po rrezikon një kolaps të ri buxhetor. Ekspertët shpjegojnë se […]
Ekspertët e Komisionit Europian, në një studim shkencor për ndikim që ka drejtësia në zhvillimin ekonomik, gjetën se efektiviteti i drejtësisë, duke përfshirë cilësinë, pavarësinë dhe efikasitetin, janë një kusht i rëndësishëm strukturor për zhvillimin e qëndrueshëm. Ekspertët Dimitri Lorenzani dhe Federico Lucidi, në studimin e tyre për llogari të Komisionit Europian, kanë dalë në konkluzionin se efikasiteti i sistemit të drejtësisë është i rëndësishëm për të siguruar funksionimin e duhur të tregjeve, zbatimit të detyrimeve kontraktuale dhe të drejtat […]
Banka e Shqipërisë, në një qëndrim të posaçëm për “Monitor” ka pohuar se, Reforma në Drejtësi do të jetë mbështetje e fuqishme për biznesin në treg dhe për rritjen e ekonomisë në përgjithësi… Reforma në Drejtësi ka qenë argumenti kryesor që ka mbizotëruar debatin politik dhe atë publik në përgjithësi në dy vitet e fundit. Arritja më e spikatur në këtë drejtim vlerësojmë se ka qenë miratimi i paketës në muajin korrik 2016 në mënyrë konsensuale nga ana e Kuvendit […]
Gjykatat në Shqipëri japin drejtësinë më të dobët në raport me 6 vendet e rajonit. BERZH ka marrë në studim performancën e gjykatave në rajonin e Ballkanit në dekadën e fundit dhe një sistem vlerësimi (nga 1 te 5, ku pesa i ofrohet vlerësimit më të lartë). Shqipëria shihet të ketë marrë vlerësim pak më shumë se 2 në 6 indikatorë që janë marrë në konsideratë, të cilët paraqiten në grafikët e mëposhtëm. BERZH vlerëson se paanshmëria e vendimeve është […]
Pavarësia e Kosovës po hyn në vitin e fundit të dekadës, shtetet e të njëjtit komb ende po kalojnë një marrëveshje të vështirë në aspektin ekonomik. Teksa blloku i Lindjes u shkëput nga regjimi totalitar, Kosova dhe Shqipëria u gjendën në kushte të ndryshme. Që nga viti 1998, tregtia me Kosovën është rritur me mbi 15%, duke mbartur një histori plot me konflikte tregtare se sa me bashkëpunim dhe duke dështuar për të krijuar një treg të përbashkët, si mundësia […]
Pse është i rëndësishëm Ligji i Arsimit dhe Formimit Profesional për Sipërmarrjen Shqiptare? Ligji për Arsimin dhe Formimin Profesional në Republikën e Shqipërisë, i cili u miratua së fundmi në Kuvendin e Shqipërisë, është shumë i rëndësishëm për të njehsuar dhe për t’iu përshtatur më mirë kërkesës së tregut për krahë të kualifikuar pune. Është një kërkesë e vazhdueshme nga sipërmarrja shqiptare për punonjës me kualifikim të veçanta, të përshtatshëm, të përditësuar që sigurohen nga shkollat profesionale, aktiviteti i të […]
Këto janë pronat që fshihen pas huave që e la Monte dei Paschi-n në miliarda borxhe të këqija Fermat e braktisura të rrethuara nga akra me vreshtat më të mira të Toskanës, të njohura si pronat e Aquilaia, qëndrojnë si monument dështimi – i dhjetëra miliarda euro në kredi të këqija që fundosën bankën më të vjetër në botë. E lindur rreth së njëjtës kohë me Michelangelo-n, Banka Monte dei Paschi di Siena, u “thërrmua” nën rëndesën e kredidhënieve të […]
Nëse FMN-ja do të tërhiqet, Europa do të jetë e lirë për të menaxhuar këtë situatë sipas mënyrës së saj Gabimi për të mos treguar të vërtetën është pak a shumë i gjithë strumbullari i asaj çka po ndodh tani në Europë. Ai nuk është shkaku i vetëm kryesor i krizës së borxhit grek, i cili është duke u thelluar gjithnjë e më shumë. Ai është më shumë sesa kaq, shkruan Wolfgang Münchau për Financial Times. Kjo gjë vihet re […]
Një debat i mundshëm mbi paratë mund “hedhë në erë” bisedimet para se ato të fillojnë. Rreziku i një debati të mundshëm është shumë më i rëndësishëm se sa mund të mendohet Këto janë kohëra shpresëdhënëse për 52% të votuesve britanikë, të cilët verën e kaluar zgjodhën të dilnin jashtë Bashkimit Europian. Javën e kaluar, Dhoma e Komunëve votoi për miratimin e procesit të daljes nga Brexit. Kryeministrja Theresa May pritet që të aktivizojë muajin e ardhshëm, nenin 50 të […]
Rrezikohet shtylla e stabilitetit financiar global Pjesërisht, Trumpizmi është shprehje e lodhjes së amerikanëve që duhet të mbajnë një barrë të rëndë e cila e ka zanafillën 70 vite më parë. Donald Trump ka folur shumë më pak për dollarin sesa ka folur për të shmangur aleatët e NATO-s apo sesi të mashtrojë partnerët në tregti, shkruan The Economist. Megjithatë, standardi i dollarit është një nga shtyllat më të rrezikuara të stabilitetit global. Ashtu si edhe shumë aspekte të tjera […]
Industria moderne e argëtimit është një kënaqësi më vete për konsumatorët. Por jo më për platformat televizive kabllore në Amerikë Për të fiksuarit e televizionit, për adhuruesit e filmave dhe muzikës, epoka në të cilën po jetojmë është një periudhë e artë, shkruan The Economist. Interneti ofron një menu të pafundme zgjedhjesh, e cila plotëson nevojat e pothuajse të gjithë njerëzimit. Smartphone-t janë ndër aplikacionet e fundit më argëtuese – nga ato më cilësoret e deri tek videot më tallëse […]
Kompania kanadeze, Pennine Petroleum Corporation, ka njoftuar se ka miratuar marrëveshjen për ndarjen e prodhimit me Albpetrol Sh.A për eksplorimin dhe zhvillimin e Bllokut të Velçës në Shqipëri. Burime nga Albpetrol konfirmuan për “Monitor” firmosjen e marrëveshjes, por thanë se ajo mbetet ende subjekt i nënshkrimit nga Këshilli i Ministrave. Sipas kompanisë, marrëveshja finale e nënshkruar nga Pennine, Ministria e Energjisë dhe Industrisë dhe Albpetrol, shoqëria shtetërore e energjisë, është për një periudhë 6-vjeçare eksplorimi, e konvertuar në një leje […]
Kompania kanadeze Tirex Resources Ltd. (“Tirex”) ka njoftuar më 14 shkurt se aplikimi i licencës për minierën e Rehovës është miratuar nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë. Licenca e minierës është e vlefshme për 25 vjet dhe mund të shtrihet edhe për 10 vite të tjera. Tirex mori të drejtat për Rehovën, pasi fitoi ankandin që u zhvillua nga qeveria shqiptare në vitin 2015. Procesi i aplikimit të licencës mbeti në vend, kur një kompani private vuri në diskutim ligjshmërinë […]
Investitorët e huaj “kryqëzojnë” qeverinë për ambientin e vështirë për të bërë biznes. FIAA: Besimi i investitorëve të huaj mbetet negativ, 64% e konsiderojnë mjedisin për të bërë biznes të papërshtatshëm. Pedrazzi: Si ka mundësi që një vend me rritje të PBB-së, ulje të kredive me probleme, ku investitorët deklarojnë rritje të xhiros, të ketë kaq shumë kriticizëm? Besimi i investitorëve të huaj për mjedisin e të bërit biznes në Shqipëri ka rezultuar negativ në -29 pikë. Ky është përfundimi […]
Popullsia e Shqipërisë më 1 Janar 2017 rezultoi 2.88 milionë, duke shënuar rritje për herë të parë që nga viti 2001. Krahasuar me një vit më parë, popullsia u rrit me 1 mijë banorë. Në 1 Janar 2017, popullsia banuese e Shqipërisë përllogaritet 2.876.591 banorë, krahasuar me 2.875.592 që ishte më 1 Janar 2016. Gjatë vitit 2016, kanë lindur rreth 32 mijë foshnjë, ndërsa kanë vdekur rreth 21 mijë persona. Shtesa natyrore e popullsisë ishte pozitive me rreth 11 mijë […]
David Clark shpjegon arsyet se përse rumunët kanë mbushur rrugët e Rumanisë Protestuesit që kanë mbushur jo vetëm rrugët e Bukureshtit por edhe të shumë qyteteve të tjera rumune dhe në diasporë arritën fitoren e tyre të parë kur e detyruan qeverinë që të tërhiqte dekretin e saj, sipas të cilit do t’i jepej dorë zhvillimit të mëtejshëm të korrupsionit. Por lufta në këtë drejtim sapo ka filluar. Qeveria pritet të rivendosë propozimet e saj me anë të një projektligji […]
Sipas burimeve zyrtare, vitin e kaluar Kina investoi një total prej 14.5 miliardë dollarësh në zhvillimin e rrugëve të reja ndërkombëtare dhe projekteve në fushën e telekomunikacionit, të mbështetura nga Pekini. Kina projektoi që totali i këtij kapitali do të përfshinte projektet në 53 vende, kryesisht në Europë dhe Azi, duke përfshirë këtu edhe linjën e re hekurudhore mes Hungarisë dhe Serbisë, pohoi në një deklaratë për shtyp zëdhënësi i Ministrisë së Tregtisë, Sun Jiwen. Ai vazhdoi duke thënë se […]
Të gjithë të pasionuarit e skijimit mund të kursejnë rreth 3,500 paund nëse zgjedhin Bullgarinë ndaj Francës, por a ia vlen një zgjedhje e tillë? Studimet e fundit kanë treguar se një javë pushimesh për të gjithë të pasionuarit e skijimit në Francë, kushton rreth 180% më shumë në krahasim me koston e një vendi që nuk është pjesë e Eurozonës, siç është edhe Bullgaria. Studimi i kryer nga “The Escape Travel Card”, publikoi se një javë pushimesh, për një […]
Ministri serb i Ekonomisë u shpreh në një deklaratë për shtyp se vendi dështoi në nënshkrimin e një marrëveshjeje me një konsorcium firmash britanike dhe ruse për shitjen e 25% të aksioneve të industrisë farmaceutike Galenika. Kjo shitje e aksioneve vjen si pasojë e përpjekjes së Serbisë për të shkurtuar numrin e firmave jofitimprurëse sipas marrëveshjes së rënë dakord me FMN-në. Në prill, qeveria ftoi partnerët strategjikë për të investuar së paku 7 milionë euro (7.5 milionë dollarë) në Galenika, […]
Bosnja dhe Hercegovina duhet të ndryshojë mjedisin e saj ekonomik në mënyrë që të tërheqë sa më shumë investitorë si vendas ashtu edhe të huaj, u shpreh presidenti Mladen Ivanic. Ivanic e bëri deklaratën e mësipërme gjatë Forumit Ekonomik të Bosnjës të këtij viti, të organizuar nga Shkolla e Ekonomisë dhe Biznesit, Universiteti i Sarajevës. Ajo duhet të fokusohet në ekonominë e saj, sepse ky është një kusht për zhvillimin, theksoi ai më tej. Kryetari i Këshillit të Ministrave, Denis […]
Autoritetet në Kosovë thonë se gjatë këtij viti pritet që të krijohen rreth 25 mijë vende të reja pune, shifër që mund të ulë normën e papunësisë nën 20%, nga 26% që regjistrohet aktualisht. Kështu ka premtuar kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, duke aluduar në rritjen ekonomike që sipas tij, do të arrijë në 5%. Krijimi i vendeve të reja të punës në Kosovë nuk është mision i pamundur, por për këtë duhet të ekzistojë gatishmëria institucionale dhe jo gjithmonë […]
Ministria e Energjetikës raportoi zyrtarisht se OSHEE e mbylli 2016 me fitim 11.5 miliardë lekë, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare rezultoi me bilanc pozitiv vjetor prej 1.7 miliardë lekësh dhe Operatori i Sistemit të Transmetimit 1 miliard lekë. Gjithsej, fitimi i kompanive këtë vit arriti në 14,2 miliardë lekë, ose 104 milionë euro. Në tre vitet e fundit, KESH, OST dhe OSHEE kanë investuar në sektor një shumë prej 45.6 miliardë lekësh, ndërsa për vitin 2017 plani i investimit arrin në 24 […]
Qeveria shtyn më 30 qershor daljen në tregun privat të konsumatorëve në 35 kv Pas një takimi konsultativ me bizneset e lidhura në 35 kv, Ministria e Energjisë ka pranuar kërkesën e tyre për të shtyrë afatet e daljes në tregun e pavarur të energjisë, njoftuan burimet zyrtare në Ministrinë e Energjetikës. Përfaqësuesit e Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, ashtu sikurse edhe Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, zhvilluan një takim informues dhe konsultues me bizneset që kanë detyrimin për […]
Personat e tatueshëm të kaluar në regjistrin pasiv, nëse do të rifillojnë aktivitetin ekonomik, në çdo kohë mund të kërkojnë të kalojnë në regjistrin aktiv. Aktivizimi i tatimpaguesit dhe kalimi i tij nga regjistri i tatimpaguesve pasiv në regjistrin e tatimpaguesve aktivë bëhet me kërkesë të tatimpaguesit, por edhe nga administrata tatimore bazuar në të dhëna të konstatuara dhe informacione të administruara nga ana e saj. Një udhëzim i fundit i Ministrisë së Financave qartëson procedurat e riaktivizimit të bizneseve […]
Në ambientet e Bankës Shqipërisë u mbajt një takim diskutimi midis Bankës së Shqipërisë dhe Bordit Drejtues të Shoqatës Shqiptare të Bankave. Takimi u organizua me nismën dhe nën drejtimin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Gent Sejko. Gjatë takimit, Guvernatori Sejko u ndal edhe në çështjen e trajtimit të kredive me probleme, duke vlerësuar se efektet e ndryshimeve ligjore, përvoja e fituar nga bankat, nxjerrja e kredive të humbura jashtë bilanceve të bankave dhe ristrukturimi i kredive me probleme, […]
Faza e parë e rezervimit të sasisë prej 10 miliardë metër kub gaz i gazsjellësit Trans Adriatik tashmë është përmbyllur. Ky është kapaciteti fillestar që parashikohet të transportohet, ndërsa do të zgjerohet deri në 20 miliardë metër kub. “Për fazën e parë, i gjithë kapaciteti fillestar i TAP-it (10 bcm në vit) është i rezervuar. Bëhet fjalë për kontrata afatgjata 25-vjeçare që nga fillimi i operimit”, tha Ulrike Andres, drejtore Komerciale dhe e Çështjeve të Jashtme për New Europe. “Megjithatë, […]
Seria e dytë e makinës lider gjermane rritet në përmasa, por peshon më pak, duke fituar kështu titullin Grand Sport Zakonisht, për arsye të dukshme, konstruktorët e makinave mundohen të mbajnë distancën më të madhe të mundshme ndërmjet gazetarëve të specializuar dhe modeleve të reja të makinave. Por ndonjëherë, janë vetë ata që ftojnë shtypin të testojë makinat e reja përpara se ato të zbulohen, për të marrë ndonjë reagim të menjëhershëm. Kjo është situata për modelin e ri Opel […]
Javën e kaluar, përfaqësuesja e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin, “thirri nën armë” edhe biznesin, duke i kërkuar të rreshtohet pro Reformës në Drejtësi. Por pas thirrjes së saj nuk pati asnjë reagim institucional. Kjo nuk do të thotë aspak që shumica dërrmuese e bizneseve në Shqipëri nuk duan që në këtë vend të bëhet drejtësi, sepse nuk ka segment më të “viktimizuar”nga korrupsioni, ryshfeti e krimi shtetëror apo i rrugës, sesa sipërmarrja shqiptare. Një vrojtim i përbashkët i […]