Smartphone, fundi i inovacionit?
Kompanitë synojnë të gjejnë me nxitim rrugë të reja, edhe pse kjo gjë mund t’i detyrojë, të bëjnë një hap pas dhe të përmirësojnë disa aspekte të produktit, duke shtyrë daljen në treg për disa muaj Prodhuesit e smartphone-ve janë në gjueti. Janë në kërkim të një ideje, një shkëndije që mund të ndryshojë tendencën komerciale – shitjet janë në rënie. Edhe pse me ndryshime të vazhdueshme, megjithëse graduale në pjesën e përparme (prodhuesit kinezë po përpiqen të rrëmbejnë […]
Tregu i smartphone-ve, Apple mund të rifitojë vendin e dytë
Apple mund të kapërcejë Huawei në shitjet e smartphone-ve në tremujorin e katërt 2019 dhe të rifitojë vendin e dytë në klasifikimin e shitjeve botërore të telefonave, të cilin e humbi në tremujorin e dytë të vitit të kaluar. Parashikimet publikohen në faqen Digitimes. Shitjet e kompanisë me seli në Cupertino mbështeten nga telefonat e rinj iPhone 11 dhe ndalimi nga administrata e Trump, efektet e të cilave, sipas analistëve, duhet të shihen në pjesën e fundit të vitit. Në […]
Odiseja e borxhit të Greqisë
Dhjetë vjet më parë, George Papandreou, asokohe Kryeministri i sapozgjedhur i Greqisë, njoftoi para së gjithë botës se bilancet e qeverisë ishin në nivele shumë më të mira krahasuar me vitet e mëparshme dhe se deficiti buxhetor i 2009 ishte në të vërtetë dyfishi i vlerësimeve të mëparshme. Pasi Greqia humbi aksesin në tregjet e kapitalit, ajo u detyrua që t’i kërkojë ndihmë Bashkimit Europian dhe FMN-së. Kriza e rëndë financiare, së bashku me uljen e shpenzimeve të kërkuara nga […]
Votuesit kthehen kundër së djathtës populiste
Populistët, nën presion. Pas një seri ndryshimesh, ata kanë humbur shumë pikë, por nuk janë përjashtuar totalisht Një vit më parë, politika europiane nuk ishte aspak e qetë. Matteo Salvini, një prej figurave politike më të njohura në Itali dhe një prej figurave më ksenofobe të Francës, ajo e Marine Le Pen u bashkuan me Steve Bannon, ish-strategjistin e Donald Trump, si pjesë e asaj që z. Bannon e quajti “Lëvizja”. Kjo aleancë e partive të së djathtës, me […]
Rishpikja e zyrave
Edhe nëse WeWork do të ishte në krizë, zyra do të duhej të shndërrohej gjithsesi. Kjo mund të çojë në një sistem me dy nivele “Mua më duhet të punoj nga ora tetë e mëngjesit deri në pesë të pasdites”, u shpreh Martha, në vitin 1980. “Jam një nëpunëse zyre dhe mund të them që puna ime është shumë e mërzitshme”, shkruan The Economist. Pjesa më e madhe e qindra miliona njerëzve që punojnë në zyra ndihen njësoj të […]
Një botë që po shkon drejt ngrohjes
Ndryshimi i klimës prek gjithçka që analizohet në këtë artikull, shkruan The Economist. Kjo çështje duhet të trajtohet sa më parë dhe qartë Nga njëri vit në tjetrin, ndryshimet klimatike nuk vërehen lehtë. Por teksa njëra dekadë mbaron dhe i lë vendin fillimit të tjetrës, historia bëhet më e qartë. Vijat në foton e këtij artikulli tregojnë temperaturën mesatare të botës, çdo vit që nga mesi i shekullit të 19-të. Vijat blu të errëta tregojnë vitet e ftohta, kurse […]
Beteja klimatike e Gjermanisë
Paketa e re për ndryshimin e klimës në Gjermani është planifikuar gjerësisht. Arritja në objektivin e premtuar do të jetë e vështirë Njësoj siç ndodh me studentët që nuk janë sistematikë dhe që duhet të studiojnë me orë të tëra përpara një provimi, njësoj ndodhi edhe me ministrat gjermanë, shkruan The Economist. Më 20 shtator, pasi anëtarët e “kabinetit të klimës” kishin kaluar 19 orë duke biseduar në zyrën e Kancelares Merkel, ata zbuluan një sërë masash që synojnë […]
Kostot e dembelizimit
Shqiptarët (veçanërisht durrsakët), më dembelët e Europës, 80% nuk bëjnë asnjë aktivitet fizik Vrapi, ecja në natyre apo ushtrime të tjera fizike që shtojnë aktivitetin e frymëmarrjes dhe ritmin e zemër janë një sport i pa preferuar për pjesën më të madhe të shqiptarëve, ndryshe nga vendet e tjera të Europës. Sipas shifrave të Eurostat dhe të INSTAT, të përpunuara nga Monitor, rezulton se femrat dhe meshkujt shqiptarë kanë përqindjen më të lartë të mungesës së aktivitetit fizik në Europë. […]
Biznesi i vitaminave dhe suplementeve
Plakja e popullsisë dhe rritja e interesit për parandalimin e rreziqeve ndaj shëndetit, kanë nxitur shitjet e vitaminave, mineraleve dhe shtesave ushqimore edhe në Shqipëri. Ndërsa shifra e importeve tregon për një trefishim në vitin e fundit të raportimit, farmacitë thonë se kanë një ‘bum’ shitjesh. Ekspertët nutricionistë këshillojnë kujdes në përdorimin e tyre! Nga Deada Hyka Teksa prisnim radhën në një farmaci në kryeqytet, të gjithë klientët, të moshave të ndryshme, po merrnin me recetën në dorë, […]
Cilat janë suplementet dietike?
Suplementet përfshijnë vitamina, aminoacide, produkte bimore. minerale dhe enzima dhe konsumatorët mund t’i blejnë ato në pluhur, xhel të butë, lëngje, tableta dhe kapsula. Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave dhe autoritetet e tjera rregullatore nuk kanë mandat të rishikojnë dhe rregullojnë shtesat dietike. Përballë rregullimit të lirë, kompanitë kanë disa pengesa në marketingun e produkteve, veçanërisht në internet. FDA pranon që disa shtesa mund të jenë të dobishme, por agjencia paralajmëron kundër rreziqeve të caktuara shëndetësore, siç janë kombinimi […]
Tregu botëror
Research Zion Market ka publikuar një raport të ri, të titulluar “Tregu i shtojcave dietike nga përbërësit (vitaminat, minerale, aminoacidet, enzimat) për shtesa dhe aplikime të ushqimit sportiv – perspektiva globale e industrisë, analizë gjithëpërfshirëse dhe parashikim, 2016 – 2022”. Sipas raportit, vlera e tregut global të shtojcave dietike në vitin 2016 ishte 132.8 miliardë dollarë dhe pritet të arrijë në 220.3 miliardë dollarë në vitin 2022. Ai parashikohet të rritet me 8.8% midis 2017 dhe 2022. Shtojcat dietike përfshijnë […]
“Te shqiptarët po rritet tendenca për përdorimin e multivitaminave”
Flet Enkeleida Ferrollari, eksperte nutricioniste A janë të rëndësishme vitaminat dhe suplementet për shëndetin tonë? Cila është diferenca mes tyre? Vitaminat janë elemente ushqyese për të cilat organizmi ka nevojë për të kryer funksionet biologjike. Organizmi i njeriut nuk mund t’i sintetizojë vetë vitaminat në sasitë e nevojshme dhe ka nevojë t’i marrë nëpërmjet ushqimit. Vitaminat kanë funksione të ndryshme biokimike në organizëm. Shërbejnë si rregullatore në formimin dhe rritjen e indeve dhe të qelizave, ndihmojnë enzimat si rregulluese […]
Mal i Zi / Hapet programi i dhënies së shtetësisë në këmbim të investimeve
Programi i Malit të Zi për dhënien e shtetësisë, në këmbim të investimeve në vend, është hapur për bizneset, duke u ofruar investitorëve mundësi të konsiderueshme në një treg rajonal që është duke lulëzuar, një pasaportë të fuqishme dhe mundësinë për të lëvizur pa viza në të gjithë zonën e Schengen-it. Kompania e konsulencës Henley & Partners është një nga tre agjentët e marketingut të përzgjedhur nga qeveria për vënien në zbatim të këtij programi. Sipas Juley Steffen, CEO i […]
Rumani / Plani i investimeve për Europën, mbështetje për të përmirësuar menaxhimin e ushqimit
Banka Europiane e Investimeve (BEI) ka pranuar t’i sigurojë një kredi prej 7.5 milionë eurosh kompanisë rumune të menaxhimit të mbeturinave ushqimore, Winnow, e cila është dhënë duke pasur ndihmën dhe mbështetjen e Planit Juncker. Kompania rumune Winnow do ta përdorë këtë fond për të zhvilluar dhe për të prezantuar zgjidhje softuerësh dhe harduerësh, për t’i ardhur në ndihmë stafit në kuzhinat profesionale, që të shikojnë se cilat lloje ushqimesh shpërdorohen më shumë dhe për pasojë, të krijojnë mbetje ushqimore. […]
Bullgari / Gjithçka për të tërhequr Volkswagen
Bullgaria ka potencial të ndërtojë midis 7 dhe 10 zonave të reja industriale si ajo në Plovdiv, tha zëvendëskryeministri Tomislav Donçev në edicionin e 4-rt të forumit më të madh ekonomik të Bullgarisë, “Industry 4.0”. Sipas tij, lehtësimi i procedurave është një hap i rëndësishëm për të tërhequr investitorët, raportoi BNR. Duke folur për mundësinë e humbur për të tërhequr gjigantin automobilistik, Volkswagen, i cili zgjodhi Turqinë ndaj Bullgarisë për ndërtimin e fabrikës së tij të re, z. Donchev tha […]
Rajon – Reuters: Shumica e monedhave të vendeve të EQL, në nivele të qëndrueshme ndaj euros vitin e ardhshëm
Sipas një sondazhi të kryer së fundmi nga Reuters, monedhat kryesore të Europës Qendrore parashikohet të jenë në nivele të qëndrueshme ndaj euros vitin e ardhshëm, duke qenë se mendohet se shqetësimet globale do të jenë reduktuar, por megjithatë fitimet e pritura do të jenë më të ulëta, sesa janë parashikuan më parë. Duke qenë se korona çeke, zloti polak dhe forinta hungareze kanë qenë nën presionin e tensioneve tregtare ndërmjet SHBA-së dhe Kinës dhe daljes së Britanisë me apo […]
Kroaci / Lehtësi bizneseve dhe bashkive që kërkojnë të rrisin efikasitetin e energjisë
Bizneset në Kroaci, që kërkojnë të rrisin efikasitetin e energjisë së pronave të tyre, do të përfitojnë nga një program i ri me vlerë mbi 2 milionë euro, nënshkruar midis Bankës Europiane të Investimeve (BEI) dhe Bankës Kroate për Rindërtim dhe Zhvillim (HBOR). Bashkitë e Kroacisë do të kenë të drejtë të përfitojnë nga ky program dhe të përmirësojnë rrjetet e ndriçimit të qytetit. Programi i mbështetur nga BEI do t’u mundësojë pronarëve të ndërtesave, kryesisht të klasës së energjisë […]
Banka Botërore: Kosova shënoi rritje ekonomike 4%, ky është parashikim për vitin 2021
Për vitin 2019, rritja ekonomike në Kosovë parashikohet të arrijë në 4%, krahasuar me 3.8% në vitin 2018, e nxitur nga konsumi, eksportet e shërbimeve dhe investimet. Kështu u tha gjatë prezantimit të Raportit të Rregullt Ekonomik për Ballkanin Perëndimor nga Zyra e Bankës Botërore në Kosovë. Është paraparë që rritja për vitin 2020-2021 do të jetë për vetëm 4.2%. Zyra e Bankës Botërore në Kosovë ka bërë prezantimin e Raportit të Rregullt Ekonomik për Ballkanin Perëndimor. Menaxheri i Bankës […]
Zgjedhjet në Kosovë: Vetëvendosja, fituese e zgjedhjeve, me 25.49%
Në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë bërë publike që javën e shkuar rezultatet e numërimit të votave 100%. Nga numërimi i votave, pa përfshirë ato me kusht, nga diaspora dhe atyre me nevoja të veçanta, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me 202 mijë e 968 vota, apo 25,49% Në përfundim të numërimit të të gjitha votave të rregullta në të gjitha vendvotimet në Kosovë, të dhënat tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje, deri më tani, ka 202 mijë e […]
Shkatërrimi i buxhetit
Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit mbi Buxhetin Faktik 2018 nxjerr në pah një shthurje të financave publike. Në përpjekje për të ruajtur parametrat e deficitit buxhetor dhe të borxhit publik, financat kanë fshehur detyrimet e prapambetura, të cilat realisht arrijnë në 75 miliardë lekë, nëse përllogariten dhe detyrimet kontigjente gjyqësore ndërkombëtare. Shtohen rreziqet për një paaftësi për të paguar detyrimet financiare në të ardhmen, teksa rritja ekonomike është përgjysmuar tashmë. PPP-të janë një tjetër rrezik për buxhetin. Fshehja […]
Çdo shqiptar ka 3,200 euro borxh
Shqiptarët kanë 9.15 miliardë euro borxh, rriten pagesat për shërbimin e borxhit. Qeveria zgjat afatin e borxhit për t’ia kaluar pagesat qeverisë tjetër. Ulen interesat, por rriten shpenzimet për shërbimin e borxhit, për shkak të obligacionit 500 milionë euro Kuvendi është në diskutim të buxhetit faktik për vitin 2018. Të dhënat e konsoliduara të publikuara nga Kuvendi, tregojnë se në fund të vitit 2018, Borxhi Publik u vlerësua në nivelin 1,107.3 miliardë lekë, ose rreth 9.15 miliardë euro dhe […]
Rihapet ankandi për 2 miliardë lekë obligacione
Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka rihapur ankandet për bono thesari dhe obligacione. Ditën e mërkurë, datë 16 tetor 2019 hapen ofertat për ankandin e obligacioneve për emetim 2.000.000.000 lekë që do të shlyhet dy ditë më vonë me 18.10.2019. Ky ankand ka datë maturimi 27.02.2022 dhe është me shumë çmime (Multiple Price), kuponi 2,30%. ndërsa pagesat e kuponëve do të kryhen më datë 27 Shkurt dhe 27 Gusht 2020. Individët pjesëmarrës në ankand duhet të kryejnë të gjitha veprimet […]
Përgjysmimi i dividendit, shteti u fali bizneseve VIP rreth 65 milionë euro
Teksa kryeministri u kërkoi bizneseve VIP të paguajnë 2% të dividendit, shumë kjo që në një vit normal, llogaritet të arrijë në rreth 4-5 milionë euro, atyre u janë falur 65 milionë euro nga ulja e dividendit nga 15 në 8%, si rrjedhojë e efektit prapaveprues që kishte kjo ulje Në një mbrëmje madhështore, në Pallatin e Brigadave, Kryeministri Edi Rama u kërkoi bizneseve që të dhurojnë 2% mbi dividentin, për të krijuar “një fond të “Shqipërisë solidare”, “për […]
Emigracioni, jo vetëm rrugë me një drejtim
Flet Ambasadori gjerman në Shqipëri, Peter Zingraf Vitet e fundit është rritur interesi i shqiptarëve për t’u punësuar në Gjermani Prej gushtit të këtij viti, Peter Zingraf është në krye të Ambasadës Gjermane në Shqipëri. Në një intervistë për “Monitor”, ai nënvizoi qëndrimin pozitiv të Bundestag-ut gjerman dhe Qeverisë Federale për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe shpjegoi se si ky vendim pozitiv do ta sillte Shqipërinë më pranë BE-së në standard dhe konkurrueshmërinë. Ambasadori është njohur më […]
Projekti i Ujësjellësit të Lezhës
Kosto e projektit në total është 13.2 milionë euro, prej të cilave: 10 milionë euro Qeveria Zvicerane, 3 milionë euro Qeveria Gjermane 0.2 milion euro BE Ky projekt kishte si objektiv: Përmirësimin e kushteve të jetesës së popullsisë së Bashkisë së Lezhës, duke siguruar furnizim me ujë të besueshëm dhe higjienikisht të sigurt, duke marrë parasysh mbulimin e kostos, si dhe tarifat e përballueshme nga shoqëria. Masat: • Investime në 128 km tuba të rrjetit ujor në qytetin e Lezhës; […]
Projekti i Shirokës
Gjermania e financoi projektin përmes KFW me 10.3 milionë euro, ndërsa kostoja totale e projektit arriti në 19,45 milionë euro dhe u bashkëfinancua nga Qeveria Zvicerane dhe Austriake. Masat: Projekti përfshin ndërtimin e rreth 20 km rrjet kanalizimesh dhe kolektorësh në qytetin e Shkodrës, ndërtimin e 6.5 km rrjet kanalizimesh në fshatin Dobraci dhe rrjetin e kanalizimeve 5.5 km, si dhe impiantin e trajtimit të ujërave të zeza në fshatin Shirokë, që ka rreth 2.000 banorë. Për më tepër, stacionet […]
23.9 milionë euro për “Zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe rajonal, promovimi i punësimit dhe arsimi e trajnimi profesional”
Ky projekt ka për qëllim kryesor përmirësimin e situatës së punësimit të të rinjve në Shqipëri dhe rritjen e pjesëmarrjes sociale të grupeve të margjinalizuara, përfshirë edhe emigrantët e kthyer. Përfshin katër komponentë kryesorë nën një ombrellë, dhe projektin e bashkëfinancuar ‘BE për Inovacion’: Përfshirja Sociale: Të rinjtë e margjinalizuar përfitojnë nga një pranim më i madh shoqëror nëpërmjet nismave të shoqërisë civile të mbështetura nga GIZ dhe kanë mundësi për perspektiva të reja karriere. Arsimi e Trajnimi Profesional (ATP): […]
Dilemat e rritjes
Prej vitesh, ekonomia e vendit është rritur nga faktorë rastësorë ose natyrorë, të pambështetur nga modele të mirëfillta zhvillimi. Për të zhvendosur rritjen nga dora e fatit te burimet afatgjata dhe të qëndrueshme, ekspertët e ekonomisë dhe bizneset evidentojnë turizmin, bujqësinë dhe manifakturën nga sektorët realë me potenciale të larta zhvillimi. Avancimi me teknologjinë dhe aftësimin e burimeve njerëzore duhet të mbështeten në kushtet e tkurrjes së popullsisë. Reformat strukturore, një tjetër levë ende e pashfrytëzuar. Ja ku duhen ndërhyrjet […]
Rritja të orientohet nga inovacioni dhe teknologjia
Flet presidenti i Universitetit Europian të Tiranës, Selami Xhepa Do të ishte e dobishme që të mbështeten aktivitetet e kërkim-zhvillimit dhe të mbështetet sofistikimi i bizneseve që përdorin teknologji të reja, procese prodhimi inovative që sjellin risi në tregje. Këto janë fushat që sjellin produktivitet të lartë dhe rritje ekonomike të qëndrueshme, tha presidenti i Universitetit Europian të Tiranës, Selami Xhepa. Sipas tij, investimet e huaja janë domosdoshmëri e pazëvendësueshme për ekonominë tonë dhe e vetmja mundësi që ekonomia […]
Tregjet i identifikojnë vetë modelet, reformat strukturore të shpejtohen
Flet Arben Malaj, president i Institutit për Politika Publike dhe Mirëqeverisje Biznesi ka ndjesi identifikuese më të shpejtë drejt mundësive të reja të rritjes, qeverisë i takon të krijojë ambientin e përshtatshëm duke përshpejtuar me reformat strukturore, thotë Arben Malaj, president i Institutit për Politika Publike dhe Mirëqeverisje. Malaj thotë se fokusi i politikave duhet të shkojë te bazamentet juridike të shtetit të së drejtës, tek garantimi i së drejtës së pronës, gjyqësori i paanshëm dhe i pakorruptuar, ambienti […]
Rritja të orientohet nga turizmi, bujqësia dhe teknologjia
Flet Prof. Dr. Adrian CIVICI, Dekan i Fakultetit Ekonomik, Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë Prof. Dr. Adrian CIVICI, Dekan i Fakultetit Ekonomik, Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë mendon se, duhet një platformë për zhvillim serioz dhe të qëndrueshëm të turizmit dhe bujqësisë, pa lënë pas teknologjinë. Zgjerimi dhe modernizimi i sektorit të energjisë, qoftë si kapacitete prodhuese, qoftë si diversifikim të burimeve të prodhimit të energjisë, qoftë si kosto e prodhimit të saj; zgjerimin e sektorëve prodhues apo të shërbimeve që […]
Zbresin në nivelin më të ulët në 10 vjet / Kreditë me probleme bien ndjeshëm në gusht
Huatë që nuk kthehen në afat nga bankat, në raport me totalin e kredisë dhënë për bizneset dhe individët, kanë shënuar rënie të ndjeshme në muajin gusht. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, ky tregues ishte 11%, nga 11.19% muajin e mëparshëm dhe 11.46% që ishte niveli më i lartë i këtij viti, i arritur në muajin prill. Huatë me probleme (NPL) kanë zbritur në nivelin më të ulët që nga tremujori i katërt i vitit 2009, kur ky […]
Shtyhet fiskalizimi / Ja afati i ri kur bizneset do të fillojnë të përdorin sistemin e ri të faturimit
Pas kërkesave të vazhdueshme të grupeve të interesit, procesi i fiskalizimit është shtyrë dhe nuk pritet më të fillojë më nga 1 janari, siç ishte parashikimi fillestar në projektligjin “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”. Zv.ministri i Financave, Elton Harxhi, konfirmoi për “Monitor” se janë lënë edhe tre muaj kohë tranzitore. Pas konsultimit publik me grupet e interesit, bizneseve u është lënë afat tre muaj që të përshtaten me atë çka kërkon raportimi ditor elektronik. Ndërkohë ka nisur […]
BSH: Çmimet e banesave u rritën me 1.8% në 6-mujor, por ndërtuesit janë pesimistë
Banka e Shqipërisë raportoi se çmimet e banesave janë rritur me 1.8% në gjashtëmujorin e parë të vitit në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Banka e nxori këtë konkluzion pas një anketimi me mbi 300 agjenci të pasurive të paluajtshme në të gjithë vendin. Po sipas raportit të Money Val, agjencitë e pasurive të paluajtshme realizojnë vetëm 8% të tregut të shitjeve të pasurive në Shqipëri, ndërsa 92% e shitjeve realizohen direkt nga kompanitë. Gjithsesi, […]
Kompanitë celulare / AKEP do të kalojë në “sitë” cilësinë e shërbimit për tre operatorët
Tre kompanitë celulare në vend do të testohen për cilësinë e shërbimeve që ofrojnë te konsumatori. Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare njoftoi se po kërkon aktualisht operatorin që do të udhëheqë fushatën e monitorimit për cilësinë e shërbimit për gjithë territorin e Shqipërisë dhe më pas do të hartojë dokumentin përkatës. Referuar specifikimeve teknike AKEP nënvizon se matjet do të kryhen për dy aspekte, që është ai i thirrjeve telefonike si dhe shërbimit me internet. “Matjet duhet të jenë […]
Hoteleri / Gjermanët e Maritim nisin bashkëpunimin për menaxhimin e The Plaza Tirana
The Plaza Tirana do të bashkohet me grupin gjerman në industrinë e hotelerisë, “Maritim Hotels” nëpërmjet një kontrate bashkëpunimi që synon brandimin dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimit. Burimet nga The Plaza pohuan se kontrata me grupin gjerman, në fazën e parë, parashikon një bashkëpunim sa i përket brandimit, marketingut dhe trajnimit të stafit. Maritim Hotels, i themeluar në vitin 1969, aktualisht mban në portofolin e tij më shumë se 40 hotele në shtete si Gjermania, Spanja, Holanda, Turqia, Kina, […]
Rrobat e reja të mbretit…
Ekonomia ka arritur në një pikë kritike, që nuk po arrin të fshihet më as nga shifrat zyrtare. Rritja është përgjysmuar në raport me një vit më parë, duke zbritur në rreth 2.2%, pas mbarimit të efektit të energjisë. Institucionet ndërkombëtare kanë rishikuar në ulje projeksionet për performancën ekonomike të vendit. Banka Botërore deklaroi së fundmi se, në afatin e mesëm, nuk pret një rritje më të lartë sesa 3.5%, që vlerësohet shumë e ulët për një vend në zhvillim […]