AUTO1 Group raporton rezultate rekord në 2022
AUTO1 Group SE, platforma kryesore dixhitale e automobilave në Europë për blerjen dhe shitjen e makinave të përdorura, raportoi rezultatet financiare për vitin dhe tremujorin e katërt të 2022, me një vit rekord në të ardhura, shitje për njësi, fitim bruto dhe pjesë tregu.
Kompania, e cila në shkurt festoi 5-vjetorin e saj në Shqipëri, me markën B2B AUTO1.com, forcoi pozicionin e saj si platforma më e madhe e makinave të përdorura në Europë dhe rriti pjesën e tregut me 19%, në 2.5% në 2022, pavarësisht rënies të theksuar në transaksionet e tregut të makinave të përdorura në kontinent.
Ngjarjet më të rëndësishme të vitit 2022
•Të ardhurat nga tregtarët për AUTO1.com, platforma më e madhe e shitjes me shumicë për makinat e përdorura në Europë, u rritën në 5.5 miliardë euro, 30.5% rritje vjetore.
•Njësitë e shitura u rritën në 585,545, një rritje vjetore prej 30,194 njësi.
Performanca e tremujorit te katërt
•133,744 njësi iu shitën tregtarëve partnerë gjatë tremujorit.
•Të ardhurat nga shitjet ishin 1.2 miliardë euro.
•Fitimi bruto ishte 90.0 milionë euro.
AUTO1 Group ka rreth 5 vite që ushtron veprimtarinë e saj në tregun shqiptar, me markën B2B.
AUTO1.com, në veçanti me ekipin e shitjeve, u ofron blerësve shërbim falas, nëpërmjet faqes së internetit dhe aplikacionit, për të blerë makina të përdorura dhe të regjistruara me çmime konkurruese, nga e gjithë Europa, me vetëm disa klikime, 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, pa asnjë tarifë të fshehur ose vlerë minimale blerjeje.
Për më shumë informacion mbi shërbimin AUTO1.com në Shqipëri
Rreth AUTO1 Group
E themeluar në vitin 2012, AUTO1 Group është një kompani teknologjike me shumë marka, që është duke ndërtuar mënyrën më të mirë për të blerë dhe shitur makina në internet.
Markat e saj për konsumatorët vendas europianë si wirkaufendeinauto.de, u ofrojnë konsumatorëve mënyrën më të shpejtë dhe më të lehtë për të shitur makinën e tyre.
Marka e saj tregtare, AUTO1.com, është platforma më e madhe e shitjes me shumicë në Europë, për profesionistët e tregtimit të makinave.
Me markën e saj të shitjes me pakicë Autohero, AUTO1 Group po përdor teknologjinë, shkallën dhe përsosmërinë operacionale, për të ofruar përvojën më të mirë për konsumatorin, për blerjen e një makinë në internet.
AUTO1 Group operon në mbi 30 vende dhe gjeneroi të ardhura prej 6.5 miliardë euro në vitin 2022.
Në vijim të ofertës publike fillestare (IPO) të suksesshme në shkurt 2021, aksionet e grupit po tregtohen në tregun Prime Standard, të Bursës së Frankfurtit, nën simbolin e tregtimit AG1 dhe ISIN DE000A2LQ884.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.