Masat e ndërmarra nga Qeveria Shqiptare me qëllim frenimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19, pritet të ndikojnë në vëllimin e aktivitetit të bizneseve dhe për rrjedhojë dhe në uljen e gjenerimit të nivelit të të ardhurave, njoftoi Banka e Shqipërisë. Ngadalësimi i aktivitetit të njësive ekonomike mund të ndikojë në aftësinë paguese të këtyre subjekteve për tre muajt në vijim.
Në mbështetje të ekonomisë shqiptare në kushtet e situatës së krijuar në vend nga përhapja e infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi:
- Miratimin e një ndryshimi në rregulloren “Për administrimin e rrezikut të kredisë nga bankat dhe degët e bankave të huaja”
- Miratimin e një ndryshimi në rregulloren “Për administrimin e rrezikut në veprimtarinë e subjekteve financiare jobanka”
- Miratimin e një ndryshimi në rregulloren “Për administrimin e rrezikut në veprimtarinë e shoqërive të kursim-kreditit dhe të unioneve të tyre”
Në secilën rregullore u shtua një dispozitë e përkohshme e cila u krijon lehtësi bankave dhe subjekteve financiare jobanka, si dhe shoqërive të kursim-kreditit dhe unioneve të tyre për periudhën mars – maj 2020, që në rastet kur evidentohen paaftësi paguese të kredimmarrrësve të mos jenë subjekt i zbatimit të kërkesave të këtyre rregulloreve që lidhen kryesisht me klasifikimin dhe krijimin e fondeve për provigjione.
Këto ndryshime nuk parashikojnë shpenzime buxhetore dhe as kosto shtesë për subjektet e këtyre rregulloreve,
Më herët, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko njoftoi se Këshilli i Mbikëqyrjes vendosi sot të marre disa masa ne kuadrin e mbeshtetjes se ekonomise per perballimn e situates e lidhur me CoVid-19.
Sejko tha se, nuk do te ketë probleme më qytetarët për pagesat cash. “Kemi komunikuar me bankat dhe udhëzuar që të orientojnë klientelen të përdorin kartat e kreditit edhe si një masë mbrojtje suplementare ne kuadrin higjenik”. Sidoqofte jane marre masa qe ATM te kene te gjithe likuiditetin e nevojshem gjate gjithe kohes.
Këshilli i mbikëqyrjes, ka miratuar shtyrjen e kësteve të kredisë për një afat 3 mujor. Kuptohet qe, klientët qe munden të paguajnë do te vijojne, por ato që nuk munden, do te mund te mos ta bëjnë. Nuk do të dënohen klientët për vonesat në pagesa, per kete periudhen 3-mujore” tha ai.
Vendimi, shtyhen këstet e kredisë për tre muaj, Sejko: Ekonomia nuk do të bjerë në recension
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.