Aksionet aziatike shënuan rënie mëngjesin e ditë së sotme.
Indeksi i aksioenve MSCI, jashtë Japonisë ra me 0.35 për qind. Gjatë gjithë kësaj jave ky indeks shënoi një rënie me 2.3 për qind.
Indeksi i aksioneve të Hong Kongut, Hang Seng, HSI, shënoi nivelin e tij më të ulët në këto gjashtë javët e fundit. Gjatë gjithë kësaj jave ai ra me 3.9 për qind.
Indeksi i aksioneve të Koresë së Jugut, Kospi, KS11, ra në nivelin e tij më të ulët në këto nëntë muajt e fundit. Gjatë gjithë kësaj jave ky indeks shënoi një rënie prej 3.4 për qind.
Indeksi i aksioneve kineze, CSI 300 shënoi një rënie prej 5 për qind gjatë gjithë kësaj jave.
Indeksi i aksioneve të Nikkeit, N225, ra me 0.78 për qind në 22,516.83 pikë. Gjatë gjithë kësja jave ai ra me 1.46 për qind.
Indeksi i aksioneve Topix ra me 0.33 për qind në 1,744.83 pikë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.