Në vazhdën e promovimit të Kosovës në Europë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Agjencia për Promovimin e Investimeve dhe Oda Tregtare e Zvicrës organizuan në Lozanë një konferencë të përbashkët. Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Mimoza Kusari – Lila tha se Kosova po lëviz drejt zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe reformat që janë duke u marrë për përmirësimin e ambientit për të bërë biznes, tashmë u konfirmuan edhe nga Banka Botërore. “Kosova ka pasur përparimin më të shpejt nga të gjitha vendet e Evropës Juglindore. Nga vendi i 126-t, këtë vit u renditëm në të 98-in, pra me një rritje prej 28 pozicionesh” tha Kusari – Lila.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.