Jeni fitoi pikë mëngjesin e kësaj të marte kundrejt dollarit amerikan. Ai avancoi me 0.15 për qind dhe u këmbye me 109.69 jen për dollarë amerikanë.
Monedha e përbashkët, euro, humbi 0.1 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 1.0833 euro për dollarë amerikanë, duke iu afruar kështu nivelit të saj më të ulët të 33 muajve të fundit.
Paundi britanik u këmbye me 1.2998 dollarë amerikanë.
Dollari australian humbi 0.4 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 0.6686 dollarë australianë për dollarë amerikanë.
Dollari i Zelandës së Re ra me 0.28 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 0.6419 NZD për USD.
Yuani ishte në nivele të qendrueshme kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 6.9950 yuan për dollarë amerikanë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.