Dollari ka vazhduar garën mbresëlënëse në rritje nga e premtja, ndërkaq Bankat Qendrore në Kinë dhe në Evropë ndërmorën veprime të reja në përpjekje për të ringjallur ekonomitë e tyre.
Banka Popullore e Kinës uli normat e interesit për herë të parë në më shumë se dy vjet, një lëvizje kjo e papritur dhe një pranim se masat më të vogla nuk kanë qenë efektive.
Ndërkohë, Banka Qendrore Evropiane ka filluar blerjen e letrave me vlerë të aseteve.
Presidenti i BQE-së Mario Draghi u zotua gjithashtu për të bërë më shumë për të rritur inflacionin.
Rezerva Federale në SHBA i dhënë fund programit të saj masiv për lehtësimin sasior që e ka bërë dollain relativisht më tërheqës.
Në muajin e fundit, Banka e Japonisë njoftoi një rritje të madhe në programin e saj, që u pasua shpejt nga lajmet që Japonia kishte rënë përsëri në recesion.