Eksporti në Kosovë vazhdon të jetë në shifra simbolike krahasuar me importin.
Vitin e kaluar Kosova eksportoi rreth 280 milionë euro ndërsa importoi mallra në shifrën 2.7 miliardë euro. Njohësit e çështjeve ekonomike vlerësojnë se për t’u rritur eksporti në vend, përveç përkrahjes institucionale, nevojitet edhe rritja e ‘nacionalizmit ekonomik’. “Mungojnë fushatat promocionale që mund të kenë rezultate pozitive”, tha kryetari i Odës Ekonomike Safet Gërxhaliu.
Gërxhaliu thotë se miratimi i ligjit për Tegeti të Brendshme do të mundësonte përafrimin e eksport-importit.Megjithatë, eksportimi i mbeturinave të metaleve tash e sa vjet prinë në listën e eksporteve kosovare. Këtë e ka konfirmuar për televizionin publik zëdhënësi i Doganës së Kosovës Adriatik Stavileci “Eksporti i Kosovës ka mbet në disa produkte siç janë mbetjet e hekurit dhe xeheve. Në fakt viteve të fundit kemi pasur një zhvillim më pozitiv për shkak se kanë filluar të eksportohen lëngjet si verërat”, tha Stavileci./ Telegraf
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.