‘Fashiten’ shpresat për një marrëveshje të shpejtë shpëtimi për Greqinë

25/06/2015 9:23 AM 0 komente

Shpresat se Greqia ishte në prag të një marrëveshjeje për zhbllokimin e 7.2 mld eurove të findit dëshpërimisht të nevojshëm të paketës së shpëtimit ‘u fashitën’ mbrëmjen e së mërkurës pasi Aleksis Tsipras, kryeministri i Greqisë, dështoi në arritjen e një marrëveshje pas orësh bisedimesh me kreditorët në Bruksel.

Seanca maratonë midis z. Tsipras dhe krerëve të tre vëzhguesve të paketës së shpëtimit të vendit të tij – Komisioni Evropian, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Qendrore Evropiane – prodhoi ‘jo shumë progres’, sipas një zyrtari të lartë të eurozonës.

Takimi që pasoi në mbrëmje mes ministrave të financave të zonës së euros, të cilët u mblodhën në Bruksel në mënyrë specifike për të finalizuar një marrëveshje të re ndihme, u ndërpre pas pak më shumë se një orë për shkak se nuk pati asnje marreveshje per tu  finalizuae.

‘Për fat të keq ne nuk kemi arritur ende një marrëveshje,’ tha Jeroen Dijsselbloem, ministri holandez i financave i cili kryeson komitetin ministror, pas përfundimit të takimit.

Z. Tsipras më pas vijoi bisedimet me Jean-Claude Juncker, presidentin e komisionit; shefin e FMN Christine Lagarde; dhe presidentin e BQE-së, Mario Draghi në orët e para të së enjtes në përpjekje të mëtejshme për të sheshuar divergjencat, për të cilat zyrtarët thanë se vijuan mbesin problematike.

Të dy palët pritet të rifillojnë negociatat të mëngjesine ditës së sotme dhe ministrat e financave të eurozonës iu kërkua gjithashtu të qëndrojnë në kryeqytetin belg me qëllim për tu rimbledhur në orën 13:00 të drekës të enjten.

Nëse arrihet në një marrëveshje ajo do i takojë të BE-së të cilët pritet të mbajnë një samit të planifikuar gjatë në Bruksel të enjten dhe të premten.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of