Revista “Forbes”, ashtu si për sportistët meshkuj, ka publikuar klasifikimin e sportisteve më të paguara për vitin 2018.
Ajo që bie menjëherë në sy lidhet me kategorinë e sportit, që më shumë se të gjitha, përfshin sportistet më mirë të paguara: tenisi.
Krahasuar me sportet e tjera, tenisi është sporti në të cilin hendeku mes meshkujve dhe femrave, është i ngushtë – marrin si shembull çmimet në U.S. Open, që janë të njëjtat si për kategorinë e meshkujve edhe për atë të femrave.
Sportistet më të paguara për vitin 2018, Serrena Williams në krye të klasifikimit
Tetë nga dhjetë sportiste në klasifikim janë teniste, duke nisur nga ajo që kryeson klasifikimin: Serena Williams. Ajo ka fituar vetëm 62.000 dollarë në çmime në periudhën qershor 2017 – qershor 2018, për shkak të shtatzënisë që e mbajti larg fushave të tenisit. Pavarësisht kësaj, Serena ia ka dalë të jetë në krye të klasifikimit, falë 18,1 milionë dollarëve, fryt i sponsorizimeve.
Williams ka marrëveshje sponsorizuese me një numër të madh sponsorësh si Nike, Intel, Audemars Piguet, JPMorgan Chase, Lincoln, Gatorade e Beats. Vetëm 16 sportistë në planet kanë fituar më shumë se Williams në 12 muajt e fundit falë sponsorizimeve.
10 sportistet më të paguara kanë fituar 105 milionë dollarë, falë çmimeve, pjesëmarrjes dhe sponsorizimeve në 12 muajt e fundit. Por kjo shifër është në rënie me 4% krahasuar me vitin e kaluar dhe me 28% krahasuar me pesë vjet më parë.
Rënia ka ardhur për shkak të mbylljes së karrierës së yjeve të suksesshme si Li Na, Danica Patrick e Ana Ivanovic. Përveç kësaj, të ardhurat e Maria Sharapova kanë rënë me më shumë se 50% pas pezullimit 16-mujor për doping. Në klasifikimin e këtij viti, Sharapova renditet e pesta me 10,5 milionë dollarë.
Caroline Wozniacki, në vend të dytë, ka qenë sportistja më e mirë pa fituar një titull në Grand Slam, deri në fitoren gjatë Austalian Open në janar. Titulli vlente 3,1 milionë dollarë, falë të cilit të ardhurat e saj totale jashtë fushës arrijnë në 13 milionë dollarë.
Top 5 mbyllet nga tre teniste të tjera: Sloane Stephens (11,2 milionë), Garbine Muguruza (11 milionë) e Maria Sharapova (10,5 milionë). Sportistet e vetme jashtë kësaj kategorie janë Sindhu (8,5 milionë), yll i badminton, dhe pilotja Danica Patrick (7,5 milionë).
Klasifikimi i Forbes / 10 sportistet më të paguara për vitin 2018
1. Serena Williams: Total earnings: $18.1m
Prize money: $62,000, Endorsements: $18m
2. Caroline Wozniacki: Total earnings: $13m
Prize money: $7m, Endorsements: $6m
3. Sloane Stephens: Total earnings: $11.2m
Prize money: $5.7m, Endorsements: $5.5m
4. Garbine Muguruza: Total earnings: $11m
Prize money: $5,5m, Endorsements: $5.5m
5. Maria Sharapova: Total earnings: $10.5m
Prize money: $1m, Endorsements: $9.5m
6. Venus Williams: Total earnings: $10m
Prize money: $4.2m, Endorsements: $6m
7. PV Sindhu: Total earnings: $8.5m
Prize money: $500,000, Endorsements: $8m
8. Simona Halep: Total earnings $7.7m
Prize money: $6.2m; Endorsements: $1.5m
9. Danica Patrick: Total earnings $7.5m
Prize money: $3m, Endorsements $4.5m
10. Angelique Kerber: Total earnings $7m
Prize money: $3m, Endorsements: $4m