Galaxy Fold është smartphone i parë me ekran të përthyeshëm, i projektuar nga Samsung. Por, përpara se të dalë në treg, ka shfaqur probleme të ndryshme me ekranin, që deri në këtë moment nuk ishin zgjidhur ende.
Në veçanti, xhami mbrojtës i ekranit kishte tendencën të bënte disa rrudha të bezdisshme dhe të komprometonte përdorimin e pajisjes.
Për shkak të këtij defekti, kompania ka marrë shumë kritika nga ana e ekspertëve dhe përdoruesve. Samsung u përpoq me gjithë mënyrat për të zgjidhur këto probleme dhe se do të gjente zgjidhjen ideale që do ta lejonte daljen në treg të Samsung Fold brenda verës. Nuk dihet nëse këto deklarata shërbejnë për të qetësuar pak ujërat, apo njerëzit mund ta përdorin vërtet smartphone e përthyeshëm pa probleme.
Samsung Galaxy Fold, cilat ishin defektet?
Samsung zbuti zemërimin e klientëve duke njoftuar se ka zgjidhur gjithë defektet e Galaxy Fold. Në fakt, disa muaj më parë, gjatë provave zyrtare, disa njësi të celularit u shkatërruan pak orë pas përdorimit. Përdoruesit u përpoqën të palosnin celularin, por kjo lëvizje krijoi rrudha të ekranit. Ndër të tjera, xhami mbrojtës i ekranit shkëputej dhe ekrani mund të prishej duke e bërë të papërdorshme pajisjen.
Gjatë provave të zhvilluara në këtë fazë, ekspertët e shtëpisë koreanojugore zbuluan edhe një tjetër defekt që lidhej me ‘menteshën’ që bashkonte dy anët e ekranit. Brenda saj futeshin papastërti që komprometonin përdorimin e pajisjes. Me fjalë të tjera, vështirësitë ishin të shumta dhe për pasojë, kolosi korean u detyrua të anulonte porositë online dhe të shtynte datën e daljes në treg.
Smartphone i përthyeshëm Samsung, zgjidhjet dhe data e daljes në treg
Kompania njoftoi se ka zgjidhur gjithë problemet te smartphone Samsung Fold. Zgjidhjet zbulohen në platformën Yonhap, sipas së cilës kompania ka punuar në të gjitha frontet. Së pari ka integruar një shtresë mbrojtëse brenda ekranit për të shmangur që njerëzit ta heqin duke krijuar dëme. Ndër të tjera ka përfshirë edhe një xham mbrojtës në pjesën e sipërme, që është elastike dhe i reziston çdo lëvizje, por edhe rënieve të mundshme. Megjithatë, përdoruesit janë treguar të kujdesshëm dhe dyshues rreth jetëgjatësisë së smartphone. Nuk mbetet gjë tjetër veçse të shohim se si do të jenë pajisjet e reja që do të dalin në treg së shpejti.