Në vazhdën e rritjes së Inteligjencës Artificiale gjeneruese vitin e kaluar, Kina ende është pas SHBA-së, ndërsa Singapori po rritet me shpejtësi.
Edhe pse muajt e fundit është vënë re një rritje në zhvillimin e IA, gara globale e Inteligjencës Artificiale, ka qenë duke u zhvilluar prej vitesh.
Që nga viti 2020, Tortoise Media ka përpiluar Indeksin vjetor Global të IA, i cili rendit vendet që konkurrojnë për dominimin e IA.
Edicioni i katërt i Tortoise Media i The Global AI Index, pasqyron rritjen e vitit të kaluar, në zhvillimet gjeneruese të shkaktuara nga fillimi dhe suksesi i ChatGPT.
Për të përcaktuar se si renditen kombet, për sa i përket zhvillimit të IA, kompania e medias përdor tre shtylla analizash: investimi, inovacioni dhe zbatimi.
Në krye, me një shtrirje të konsiderueshme, janë Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë marrë 100 pikë. SHBA kryeson në të tre shtyllat, veçanërisht në aspektin e investimeve, për shkak të rezultateve të larta në nënshtyllën e Investimeve Tregtare, e cila i referohet niveli i aktivitetit të bizneseve startup.
Kjo është e përshtatshme, pasi disa nga drejtuesit më të mëdhenj në hapësirën gjeneruese të IA, tani janë kompanitë amerikane si Google, Microsoft dhe më e rëndësishmja, OpenAI.
Në vendin e dytë renditet Kina, e cila shënoi 62 pikë nga 100. Që nga viti 2020, si SHBA ashtu edhe Kina, kanë ruajtur renditjen e tyre në vendin e parë dhe të dytë. Megjithatë, ka pasur një zhvendosje në renditje për vendet e tjera.
Mbretëria e Bashkuar u zhvendos nga vendi i tretë në 2020 dhe 2021, në vendin e katërt nga Singapori, i cili pati rritje të konsiderueshme gjatë viteve të fundit.
Në vitin 2020, Singapori u rendit në vendin e dhjetë, u ngjit në vendin e gjashtë në 2021, dhe më pas në 2023 u ngjit tre vende të tjera, duke shënuar 50 pikë nga 100.
Renditja e përgjithshme, pasqyron ecurinë e vendeve në IA, por vlejnë të përmenden gjithashtu vendet, që kryesojnë në intensitetin e Inteligjencës Artificiale.
Singapori, Izraeli dhe Zvicra kryesuan, për sa i përket intensitetit, që do të thotë se këto vende “performojnë më së miri, kur analizohet kapaciteti i IA, në raport me popullsinë dhe madhësinë e ekonomisë”, sipas studimit.
Ndërsa gara e IA vazhdon dhe më shumë vende, po grumbullojnë burime për të konkurruar, mund të presim ndryshim të vazhdueshëm në renditjen e vendeve vitin e ardhshëm. / ZDNET