Gjermania aktualisht po përjeton një valë të dytë të koronavirusit, sipas një shoqate të mjekëve në vend.
“Ne jemi tashmë në një valë të dytë të infeksioneve në rritje, edhe pse e lehtë”, tha Susanne Johna, drejtuese e shoqatës së mjekëve gjermanë “Marburger Bund”.
Ditët e fundit Gjermania ka parë një rritje të rasteve të reja me koronavirus, duke shkaktuar alarm midis politikanëve dhe ekspertëve të shëndetësisë, të cilët po u bëjnë thirrje qytetarëve që të respektojnë më seriozitet masat e distancimit social dhe higjenës personale.
“Ekziston rreziku që të mund të rrezikojmë sukseset që kemi arritur deri më tani në Gjermani për shkak të një kombinimi të një realiteti të bllokuar nga pandemia dhe dëshirës për normalitet”, shtoi shoqata.
“Marburger Bund” beson se sistemi spitalor i Gjermanisë aktualisht është i përgatitur mirë për tu përballur me një rritje të infeksioneve, pasi vendi zgjeroi shumë kapacitetet e tij shëndetësore.
Shoqata paralajmëroi qytetarët që të mos ankoheshin, por të përshtateshin.
“Ne të gjithë po dëshirojmë normalitet. Por ne vazhdojmë të jetojmë në një situatë që thjesht nuk është normale”./Reuters