Google përpiqet të bëjë paqe me editorët me 1 miliard dollarë

06/10/2020 3:37 PM 0 komente

Dje ishte Google News, shpesh në qendër të kritikave nga kompanitë e publikimit të lajmeve, që kërkonin të shpërbleheshin për përmbajtjet e përdorura nga agreguesit e lajmeve online.

Nga sot do ta zëvendësojë Google News Showcase, “një produkt i ri, që do t’u shkojë për shtat si botuesve, edhe lexuesve – ai përfaqëson kujdesin editorial nga redaksisë e vlerësuara për t’u ofruar lexuesve një vizion më të thelluar të historive që kanë rëndësi, dhe në këtë proces, ndihmon editorët të zhvillojnë marrëdhënie më të thelluara me publikun”. Këtë e njoftoi CEO i Google, Sundar Pichai, në një blogpost të kompanisë..

Google News Showcase është operativ tashmë në Brazil dhe Gjermani, falë marrëveshjeve me kompani të ndryshme publikimi lajmesh, ndër to Der Spiegel e Die Zeit dhe do të zgjerohet edhe në vende të tjera. Deri më tani janë nënshkruar 200 marrëveshje në Gjermani, Brazil, Argjentinë, Kanada, Mbretëri e Bashkuar dhe Australi.

Shërbimi i ri përqendrohet në shfaqjen e lajmeve në formatin e telefonit, duke propozuar një vitrinë (showcase) e përbërë nga panele lëvizëse anësore që do të shfaqen, fillimisht, në azhurnimet e ardhshme të Google News për pajisjet me sistem operativ Android. Në praktikë, përzgjedhjen editoriale nuk do ta bëjë një algoritëm, siç ndodh për Google News, por do të mbështetet nga zgjedhjet editoriale të botuesve individualë: do të jenë ata që do të vendosin se cilat lajme do të raportojnë dhe si do t’ia paraqesin publikut.

Ceo i Google, Pichai, theksoi se për Google ky është një ndryshim kursi, pasi dallon nga produktet e tjera të lajmeve të Google. Ai mbështetet në zgjedhjet editoriale të publisher (botuesve) individualë, më të cilët Google ka nënshkruar marrëveshje. Nga këtu lind nevoja për të nxitur editorët të shesin (për një tarifë) licencën e përdorimit të lajmeve cilësore, së pari me investimin e përmendur në fillim, i destinuar të rritet në vitet e ardhshme.

Shumë pyesin se pse Google duhet të paguajë për lajme që mund t’i merrte falas, siç ka bërë deri më tani me Google News.

Edhe zgjedhja për ta nisur nga tregu gjerman nuk është krejt e rastësishme sipas disa komentuesve. Në Gjermani lufta mes kompanive të publikimit të lajmeve dhe Google ka qenë mjaft e ashpër mbi çështjen se si motori më i madh i kërkimit i përdor lajmet. Nga një anë, editorët që dëshironin të paguheshin nga agreguesit (Google, por edhe rrjete të tjera sociale), në anën tjetër Google që i cilësonte një avantazh praninë e lajmeve të tyre në motorin e tij të kërkimit, i cili rrit trafikun e faqeve në fjalë.

 

*Agreguesi i lajmeve përzgjedh lajmet e fundit dhe i grupon sipas rëndësisë në një meny në të cilën keni akses të lirë. Ndër agreguesit më të mirë të lajmeve përmendim Google News apo Flipboard

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of