Edhe para se sondazhet të mbylleshin në Greqi, Emmanuel Macron, ministri francez i ekonomisë, nguli këmbë se edhe n.qs referendum i së djelës përfundon me një “Jo”, bisedimet duhet të rifillojnë mes qeverisë greke dhe kreditorëve të saj ndërkombëtarë. Por, pavarësisht parashikimeve nga ministrat grekë se një marrëveshje e re do të arrihet brenda pak ditësh, ndryshe nga kolegët e ministrit frances dhe vetë ai, ka të tjerë në eurozonë të cilët parashikuan një “jo” të fortë, e cila nuk do të çojë asgjëkundi këtë shtet.
Më tej, kreu i Eurasia Group, Mujtaba Rahman tha se “Greqia sapo ka nënshkruar letrën e saj të vetëvrasjes”.
Por, Financial Times tregon se cila është data kyçe që e pret Greqinë, reporteri i të cilës, Peter Spiegel, ngre pyetjen: Pas votimit të Greqisë, çfarë do të ndodhë tani?
Data kyçe e krizës është tani, 20 korrik, kur Greqia ka borxh € 3.5 mld nga një bond i mbajtur nga Banka Qendrore Evropiane.
Se në qoftë se Athina sërish dështon në këtë pagesë, do të jetë pothuajse e pamundur për BQE për të vazhduar pranimin e kolateralit nga bankat greke, si dhe 89 mld € ndihmë emergjente të likuiditetit (ELA) do të tërhiqet, duke shkatërruar kështu sistemin bankar grek. Athina do të jetë e detyruar që të shtyp valutën e vet që të rihapë bankat, dhe kjo do të thotë “Grexit” nga eurozona.
Zyrtarët e eurozonës thanë se pritet një seri e ngjashëm e ngjarjeve për t’u luajtur në dy javët e ardhshme, para afatit të datës 20 korrik. Një zyrtar i lartë tha se një samit në eurozonë ishte skenari me më shumë gjasa, ku liderët do të duhet të vendosin nëse do të garantojnë bonot greke. Një samit i tillë mund të mbahet sa më shpejt që këtë javë.
Z. Tsipras ka insistuar që me mbështetjen e votuesve të vendit të tij, udhëheqësit e eurozonës tani do të jetë më të gatshëm për “t’u dorëzuar” ndaj kërkesave greke dhe të bien dakord për ndihmën e re dy vjeçare prej € 29.1 mld, me terma më pak të vështira. Por shumica e Ministrave të financave e kanë refuzuar këtë pohim, si dhe shumë besojnë se do të ketë marrëveshje para korrikut 20.
Edhe nëse dështon sërish Greqia me bondin më 20 korrik, Grexit nuk do të jetë e menjëhershme. Sikurse Yanis Varoufakis, aktualisht ish-ministër i financave grek, ka vënë në dukje në mënyrë të përsëritur, nuk ka asnjë dispozitë në traktatet e BE-së për të nxjerrë një vend jashtë monedhës së përbashkët të bllokut.
Rruga për një Grexit kurrë nuk do të jetë e lehtë…
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.