Zënkat shkurtojnë jetën. Afer pragut te moshës së mesme, do ishtë më mirë të përqafonit filozofinë e të jetuarit në paqe dhe të mbani marrëdhënie të mira me të gjithë. Sepse diskutimet e shpeshta me partnerët, fëmijët, të afërmit apo fqinjët mund të dyfishojnë apo edhe të trefishojnë edhe rrezikun e vdekjes nga ndonjë shkak i cfarëdoshëm. Dhe më të ekspozuar ndaj efektit fatal te sherrit janë meshkujt dhe të papunët. Paralajmërimi vjen nga një studim danez nga Universiteti i Kopenhagenit, publikuar në Journal of Epidemiology & Community Health.
Autorët kanë marrë në pyetje për cilësinë e marrëdhënieve shoqërore në jetën e përditshme rreth 10 mijë veta, burra e gra, të moshës ndërmjet 36 dhe 52 vjeç, tashmë të përfshirë një studim kombëtar mbi punësimin, papunësinë dhe shëndetin. Kushtet e tyre janë monitoruar gjatë viteve 2000-2011, duke përdorur të dhënat nga regjistri danez për shkaqet e vdekjes. Dhe të dhënat për vdekjet gjatë periudhës raportuese janë marrë nga regjistri daneze e shkaqeve të vdekjes. E pra analiza gjeti se konfliktet e shpeshta apo shqetësimet e shkaktuara nga partneri dhe fëmijët janë të lidhur me një rritje prej 50-100% të rrezikut të vdekjes nga të gjitha shkaqet.
Por edhe më të rrezikshme do të ishin grindjet e shpeshta: të diskutuarit e shpeshtë me ndonjë anëtar të rrethit shoqëror (nga shokët tek fëmijët, të afërmit, miqtë dhe fqinjë) dyfishon ose trefishon rrezikun e vdekjes. Papunësia duket se rritë edhe më tej ndikimin negativ të tensioneve të marrëdhënieve. Dhe kush paguan më shtrenjtë barrën e stresit në cift janë meshkujvt, më të ‘ndjeshëm’ ndaj presioneve të partnerëve. Sipas autorëve të kërkimit, edhe karakteri apo personaliteti i gjithkujt ka gjasa të influencojë ndikimin e efektit të zënkës.
MegjIthatë në përgjithësi, përfundimi është se ‘aftësia për të menaxhuar konfliktet ndërpersonale mund të zvogëlojë vdekjen e parakohshme që lidhet me stresin e marrëdhënieve shoqërore.’ Dhe për të kufizuar grindjet sugjerimi i ekspertëve, sikundër e kanë bërë public në një studim të publikuar në PNAS është të shmangni nivelet shumë të ulëta të sheqerit në gjak: shumë uri ju bën në fakt tepër agresiv.