HP prezanton kompjuterin për të punuar nga shtëpia, sfidë ndaj iMac-ut të ri

07/05/2021 1:57 PM 0 komente

Megjithëse mund të ketë një ngjashmëri të vogël me desktopin iMac të ridizenjuar së fundmi nga Apple, HP-ja EliteOne 800 G8 është dizenjuar për bizneset. Ky kompjuter jo vetëm që i ka të gjitha parametrat e një kompjuteri të krijuar tërësisht për bizneset, por vjen edhe me disa risi si A.I. smarts për të reduktuar zhurmën në sfond.

Dhe duke qenë se ky është një PC që do të përdoret nga bizneset apo korporatat e ndryshme, EliteOne ka një nuancë argjendi, duke iu shmangur ngjyrave të ndritshme të konkurrentit. Duke marrë në konsideratë idenë se përse është dizenjuar, HP-ja e pranon me krenari që shumë prej konferencave ju do t’i zhvilloni nëpërmjet EliteOne, e cila përdor Inteligjencën Artificiale për të ndihmuar në filtrimin e zhurmës në sfond kur jeni duke komunikuar me të tjerët.

HP-ja pretendon se kjo karakteristikë e bën EliteOne, PC-në e parë komerciale që e ka një karakteristikë të tillë. Është gjithashtu desktopi i parë komercial që dallon se kur një person është pranë tij.

Webkamera pop-up 5 megapiksel, me skaner IR ndihmon për mbrojtjen e privatësinë gjatë bisedave të ndryshme që mund të bëni. Kamera mund të rregullojë dritën e pasme dhe të përmirësojë imazhin në dritë të ulët, kështu që gjithmonë do të dukeni në mënyrën më të mirë, pretendon HP-ja.

EliteOne mbështetet në platformën x86 të Intel, kështu që pajtueshmëria e aplikacioneve nuk duhet të jetë problem.

Ai është i disponueshëm në një numër konfigurimesh të ndryshme të ekranit – ju mund të zgjidhni desktopin me një ekran me prekje 23,8-inç FHD ose QHD ose desktopin më të madh, prej 27 inç IPS QHD me veshje antishkëlqim.

Të gjitha variantet vijnë me 250 njësi shkëlqimi dhe një ekran që mbulon 72% të spektrit të ngjyrave NTSC. Desktopi mund të pajiset deri në 64 GB RAM DDR4 dhe deri në një disk 6TB M.2 PCI e për ruajtje të materialeve. / Digital Trends

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of