Dollari amerikan humbi pikë mëngjesin e ditës së sotme kundrejt jenit. Ai u këmbye me 112.57 dollarë amerikanë për jen, duke rënë shumë poshtë nivelit tij prej 113.43 dollarë amerikanë për jen që arriti të rpemten e javës së kaluar.
Indeksi i dollarit amerikan që e krahason atë me gjashtë prej homologëve më të rëndësishëm të grupit ishte në një nivel pak më të ulët në 93.768 .DXY.
Monedha euro sihte en nivele të qëndrueshme. Ajo u këmbye me 1.1737 euro për dollarë amerikanë.
Lira turke humbi shumë pikë kundrejt dollarit mëngjesin e ditës së sotme. Ajo ra me 3.2 për qind duke u këmbyer me 3.7325 lira ëpr dollarë amerikanë, njëkohësisht edhe niveli i saj më i ulët që prej korrikut të 2016.
Dollari i Zelandës së Re humbi pikë kundrejt dollarit amerikan, duke u këmbyer me 0.7052 NZD për USD, njëkohësisht edhe niveli i tij më i ulët që prej 30 majit të këtij viti.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.