Foto: Samar Haddad / The Verge
Më 15 gusht 1998, iMac doli në shitje për herë të parë. Në 25 vitet që pasuan, iMac ka qenë një produkt thelbësor në linjën e Apple dhe ka ndikuar në shumë produkte të tjera, brenda dhe jashtë kompanisë.
I karakterizuar nga monitori i tejdukshëm dhe ekrani CRT 15 inç, iMac ishte një risi nga dizajni kompjuterik konvencional i asaj kohe.
Kompjuteri udhëhoqi rrugën me disa inovacione të industrisë, duke përfshirë përdorimin e USB dhe FireWire, dhe në të njëjtën kohë, duke hequr gradualisht përdorimin e diskut dhe portet e tjera të vjetruara.
Kompjuteri kishte një procesor PowerPC G3, 4 GB hard disk, 32 MB RAM, një disk CD, dy porte USB dhe një portë Ethernet, duke reflektuar rëndësinë në zhvillim të lidhjes me internetin në atë kohë.
Dizajni i iMac, ka evoluar ndjeshëm gjatë viteve.
Në vitin 2002, iMac G4 u prezantua me një bazë të veçantë në formë kubi dhe ekran me panel të sheshtë.
Në vitin 2004 doli në shitje iMac G5, një dizajn që integroi të gjithë komponentët pas ekranit, duke vendosur standardin për modelet e ardhshme all-in-one.
Apple zbuloi iMac prej alumini dhe qelqi në 2007, dhe shtoi një ekran Retina 2014.
Apple prezantoi një variant “IMac Pro” në 2017 dhe, në vitin 2021, iMac u ridizajnua plotësisht edhe një herë, me ndryshimin e proçesorëve dhe sistemeve.
Ndërsa iMac arrin këtë moment historik të rëndësishëm, ai vazhdon të jetë kompjuteri kryesor gjithëpërfshirës dhe një produkt i spikatur në linjën e Apple.
Ndërsa iMac nuk pati përmirësim në çipin M2, një model i ri me çipin M3 pritet të dalë në shitje në fund të këtij viti. Më tej, në të ardhmen, Apple pritet të nxjerrë në shitje një model akoma më të madh dhe më të fuqishëm iMac. / The Verge, Mac Rumors