Çmimet e konsumit në Kroaci u rritën me 5.7% në bazë vjetore në janar, pas rritjes me 5.5% në dhjetor, tha të enjten zyra kombëtare e statistikave.
Në një bazë mujore, Indeksi i Çmimeve të Konsumit (IÇK) në Kroaci, u rrit me 0.3% në janar, tha Zyra e Statistikave në një raport mujor të inflacionit.
Çmimet e ushqimeve dhe të pijeve joalkoolike, të cilat kanë peshën më të madhe me 25.93% në shportën e konsumit, janë rritur me 9.4% në bazë vjetore në janar.
Çmimet e banesave, ujit, energjisë elektrike, gazit dhe karburanteve të tjera, të cilat kanë një peshë prej 16,87%, u rritën me 2,7% në janar, ndërsa kostot e transportit u rritën me 10,8%.
Inflacioni mesatar vjetor i çmimeve të konsumit në Kroaci, arriti në 2.6% vitin e kaluar, nga 0.1% në vitin 2020.