Qeveria ka vendosur të mbyllë shkollat dhe universitetet në të gjithë Italinë deri në fund të muajit mars, sipas një dekreti të fundit. Vendimi vjen pas përhapjes së koronavirusit në Itali, i cili ka shkaktuar deri tani 80 të vdekur.
Ndërsa për administratën publike është ka një urdhër mnisterial, sipas të cilit do të zbatohet “smart ëorking”, ose e ashtuquajtura punë nga shtëpia. “Administratat publike, duke pasur parasysh edhe urgjencën në lidhje me Coronavirus, inkurajon punën e zgjuar dhe nëse nuk ka kompjuterë të mjaftueshëm ose në çdo rast ekziston “pamundësia ose pamjaftueshmëria e furnizimit”, atëherë punonjësi “i cili e vë veten në dispozicion” gjithashtu mund të përdorni “pajisjet e veta” si kompjuter ose tabletë”, thuhet në qarkore.
Holanda nuk këshillon ndërkohë udhëtimet në Italinë e Veriut.
Sipas organizatës Botërore të Shëndetësisë, Coronavirus shkakton “një sëmundje më serioze se gripi sezonal: globalisht, afërsisht 3.4% e rasteve të raportuara Covid-19 kanë vdekur ndërsa gripi sezonal në përgjithësi vret shumë më pak se 1% të të infektuar ». OBSH e theksoi atë, duke sqaruar se “ndërsa shumë njerëz në mbarë botën kanë grumbulluar imunitet ndaj gripeve sezonale” ky “është një virus i ri ndaj të cilit askush nuk është imun”. “Ne kemi vaksina dhe terapi për gripin sezonal, por – shtoi OBSH – për momentin nuk ka vaksinë dhe asnjë trajtim specifik për Covid-19”.