Ka një thënie se mënyra më e shpejtë që një multi-milioner të humbasë paratë është të blejë një klub futbolli.
Dhe, nuk është e vështirë ta vërtetosh dicka të tillë duke gjykuar nga gjetjet më të fundit të therichest.com, i cili tregon se edhe ekipet më të mëdha dhe më të mira në botë janë ‘mbytur’ në borxh.
Çdo vit, klubet renditen sipas vlerës së tyre të përgjithshme duke i kushtuar fare pak vëmendje shpenzimeve të përgjithshme, edhe pse shumica e pronarëve bëjnë blerje të profilit të lartë përmes kredish pa fund.
Në përgjithësi, këto shuma prej shtatë shifrash të borxhit nuk janë trajtuar me shumë shqetësim, me shumë prej klubeve më prestigjioze në botë që mburren me asete të mëdha dhe duke rritur me shpejtësi burimet e të ardhurave.
Ka gjasa të tingëllojë si surprizë kur të shohim se disa prej klubeve më ‘të pasura” në botë janë ato të ‘ngarkuarat’ me sasinë më të madhe të borxhit, edhe pse kjo mund të shpjegojnë shitjet e ndryshme të lojtarëve më të mirë, teksa pronarët kërkojnë të lehtësojnë disa prej presioneve gjihtmonë e më të mëdha financiare të tyre.
5. Real Madrid
Borxhi i përgjithshëm: 165milion dollarë
Klubi më i vlerësuar i futbollit në botë, me Forbes që e rendit Real Madrid në 3.3 miliard dollarë, nuk është habit a shohim në listën e borxhlinjve më të mëdhenj duke pasur parasysh reputacionin e tyre për të paguar para ‘pa fund’ në blerjen e lojtarëve të mëdhenj për ti sjellë të fushën e Santiago Bernabeu .
Gjigandët spanjoll ka thyer rekordin botëror të tarifave të transferimit në katër raste të vecanta, më së fundi verën e kaluar me blerjen e Gareth Bale nga Tottenham Hotspur.
Ka nga ata kritikë që kanë vënë në dyshim saktësinë e llogarive të njoftuara nga Real Madrid, duke sugjeruar se borxhet e tyre janë në fakt shumë më të lartë.
4. Bolton Ëanderers
Borxhi i përghithshëm: 267milion dollarë
Një klub angles që aktualisht luan në kampionatin Championship, humbja e ‘pagesave parashutë’ ka penguar më tej gjendjen financiare të Bolton në vitet e fundit, dhe ka humbur mbi 83milion dollarë në hapësirën e një viti.
Trotters kanë paguar çmimin për braktisjen e Premier League një viti para se ata të nënshkruanin marrëveshjen e re fitimprurëse televizive (me vlerë prej 5 miliard dollar|).
3. Valencia
Borxhi i prgjithshëm: 374milion dollarë
Problemet financiare gjithmonë e në rritje e kanë detyruar Valencia të heqë dorë nga një numër i lojtarëve më të mirë të saj në vitet e fundit, duke shkaktuar një rënie të ndjeshme në formë në fushë.
Klubi spanjoll, dikur ishte i zakonshëm në Ligën e Kampionëve, por rëndësia e të cilit ka rënë ndjeshëm në La Liga, po ‘tejkalohet’ nga klube si Real Sociedad dhe Atletico Madrid në vitet e fundit.
Një çështje tjetër që vazhdon të rëndojë mbi ta është pezullimi i ndërtimit të stadiumit të ri të klubit, i cili ishte fillimisht ishte planifikuar të përfundonte në vitin 2009. Valencia ka shpresë të lëvizë në shtëpinë e saj të re në fillim të sezonit të ardhshëm.
2. Arsenal
Borxhi i përgjithshëm: 384 milion dollarë
Arsenal mburret me rekordin e padëshiruar se ka përqindjen më të lartë (29 %) të borxhit nga çdo klub vlerësuar në listën e 20 më të pasurve të Forbes ‘, kështu që fakti që ata renditen në vendin e katërt më të vlerësuar në botë ‘ngjall’ më pak kënaqësi.
Ndërtimi i stadiumit Emirates ka qenë kryesisht përgjegjës për nivelin e lartë të borxhit të klubit londinez në vitet e fundit, por gjithashtu vlen të kujtohet se të ardhurat e larta të ndeshjeve nuk do të kishin qenë të mundura në shtëpinë e tyre të vjetër, Highbury.
1. Manchester United
Borxhi i përgjithshëm: 569 milion dollarë
Familja Glazer mori pronësinë e plotë të Manchester United në vitin 2005, duke përdorur kredi të ndryshme të cilat u siguruan kundrejt aseteve të klubit.
Blerja e tyre në Old Trafford rezultoi në grumbullimin e borxheve në shumën prej 18 për qind të vlerës totale prej 3.165 miliard dollarë.
Manchester United renditet i dyti në listën e të pasurve të Forbes ‘- pas Real Madrid – por zotërojnë një barrë të konsiderueshme (569 milion dollarë), e cila trefishi i gjigandit spanjoll.