Video News Monitor

Kriza Energjetike – Me sytë sërish nga Qielli

25/05/2019 5:00 PM 0 komente

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka prokuruar rreth 100 mln euro pa TVSH për të blerë energji në tregun e lirë për 5 muajt e parë të këtij viti. Një situatë e tillë, me shpenzime shumë më të larta se parashikimi për këtë zë, ka vënë në vështirësi kompaninë, e cila ka ngrirë kontratat me vlerë 30 mln euro të destinuara për investime, ndërkohë që këto të fundit janë pezulluar pa afat. KESh nga ana tjetër, i gjendur në situatë të pafavorshme hidrike, ka tentuar optimizimin e prodhimit për të përmirësuar disi situatën. Por me reshjet që nuk kanë bërë asnjë diferencë dhe me stinën e verës përpara, kompanive u mbetet veç të kthejnë sytë nga qielli.
lexoni

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of