Kupa e Botës për Femra 2023 do të mbahet nga data 20 korrik deri më 20 gusht në Australi dhe në Zelandën e Re.
Ja gjithçka duhet të dini mbi këtë turne
Çfarë është e veçantë në turneun e këtij viti?
Kupa e Botës 2023 do të jetë ngjarja sportive për femra më e ndjekur në histori, me më shumë se 1 milion bileta të shitura tashmë.
Sa ekipe do të marrin pjesë?
Kupa e Botës lindi si turne me 12 skuadra në vitin 1991, para se të zgjerohej me 16 skuadra në vitin 1999 dhe me 24 skuadra në kampionatin e vitit 2015.
Kampionati i këtij viti do të jetë më i madhi, me 32 ekipe, krahasuar me 24 në dy edicionet e mëparshme.
Cili është kampioni në fuqi?
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë kampionët në fuqi dhe do të synojnë të fitojnë titullin e tretë me radhë. Gjermania e ka fituar dy herë Kupën, ndërsa Japonia dhe Norvegjia kanë fituar një herë.
Sa janë shpërblimet?
Çmimi total është 110 milionë dollarë, rreth 300% më shumë se ai i vënë në dispozicion nga FIFA në turneun e vitit 2019. Çdo lojtareje do t’i garantohet të paktën 30 mijë dollarë.
Çmimi total në bazë të paraqitjes është dukshëm më i ulët se ai i ofruar në Kupën e Botës për meshkuj vitin e kaluar, ku çmimi total ishte 440 milionë dollarë.
Më poshtë është ndarja e çmimeve:
Çmimet e parave për lojtaret
– Faza e grupeve: 30.000 dollarë
– Faza e një të tetave: 60.000 dollarë
– Ndeshjet çerekfinale: 90.000 dollarë
– Vendi i katërt: 165.000 dollarë
– Vendi i tretë: 180.000 dollarë
– Vendi i dytë: 195.000 dollarë
– Fituesit: 270.000 dollarë
Çmimet e parave për ekipet
– Faza e grupeve: 1.56 milionë dollarë
– Faza e një të tetave: 1.87 milionë dollarë
– Ndeshjet çerekfinale: 2.18 milionë dollarë
– Vendi i katërt: 2.46 milionë dollarë
– Vendi i tretë: 2.61 milionë dollarë
– Vendi i dytë: 3.02 milionë dollarë
– Fituesit: 4.29 milionë dollarë
Cilat janë skuadrat favorite?
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kampionët në fuqi, janë favoritët për fitimin e titullit të tretë me radhë, diçka që nuk është arritur nga asnjë ekip deri më tani.
Ekipit amerikan i mungojnë disa lojtare për shkak të dëmtimit, por ka një ndërthurje të mirë midis lojtareve të reja dhe përvojës në skuadër.
Edhe Anglia, e cila vitin e kaluar fitoi Kampionatin Europian, është favorite, edhe pse skuadrës i mungojnë disa lojtare kyçe si kapitenia Leah Williamson dhe Beth Mead për shkak të dëmtimeve.
Franca, me trajnerin e ri Herve Renard, është një tjetër skuadër favorite, së bashku me Gjermaninë dhe Spanjën.
Edhe Australia është favorite, falë avantazhit që luan në shtëpi.
Cilat janë lojtaret që duhen mbajtur në vëzhgim?
Sam Kerr (Australi), Sophia Smith (Shtetet e Bashkuara të Amerikës) Aitana Bonmati (Spanjë), Eugenie Le Sommer (Francë), Alexia Putellas (Spanjë), Lena Oberdorf (Gjermani), Barbra Banda (Zambia), Rachel Daly (Angli), Asisat Oshaola (Nigeri), Yui Hasegawa (Japoni), Wang Shuang (Kinë).
Cilat lojtare kyçe do të mungojnë për shkak të dëmtimeve?
Janine Beckie (Kanada), Amandine Henry, Delphine Cascarino, Marie-Antoinette Katoto, (Francë), Fran Kirby, Leah Williamson, Beth Mead (Angli), Becky Sauerbrunn, Sam Mewis, Catarina Macario, Mallory Swanson, Christen Press (SHBA), Vivianne Miedema (Holandë).
/ Forbes