Shtyrja e zgjedhjeve dhe rimbledhja e Kuvendit hap mundësinë për rishikimin e Buxhetit. Eksperti tatimor Pavle Gacov në emisionin “Magazina ekonomike” deklaroi se për shkak të krizës politike është ngadalësuar kondicioni i Buxhetit për shkak të cilës arsye është i pashmangshëm rishikim i tij.
“ Buxheti ka ngecur, por mund të flasim për disa përqindje, që u përkasin të ardhurave tatimore. Njëherësh, është normale të ngecin obligimet e shtetit. Është evidente se në të ardhmen duhet të bëhet rishikim i buxhetit, që të arrihet në situatën reale të buxhetit që na kaploi”, deklaroi Pavle Gacov, Shoqatë e ekspertëve tatimor.
Profesori universitar Tome Nenovski, nga ana tjetër, deklaroi se duhet të priten rezultatet e majit për realizimin e Buxhetit.
“Mendoj se kjo periudhë e majit dhe nëse vazhdon pasiguria edhe në qershor, me siguri do të ketë grumbullim të ngadalësuar në Buxhet që vetvetiu do të paraqesë rishikim të anës së të ardhurave, e paralelisht me këtë edhe anës së shpenzimeve të Buxhetit”, tha Tome Nenovski, profesor universitar.
Nga ana tjetër të dhënat nga raporti parazgjedhor i Ministrisë së Financave tregojnë dështim të investimeve kapitale, realizimi i të cilave për katër muajt e parë të këtij viti është vetëm 16,7 për qind. Sipas Kire Naumovit nga LSDM-ja, kjo do të ndikojë negativisht në rritjen e BPV-së.
“Ata janë elementi kryesor për vënien në lëvizje edhe të sektorit privat, gjë që drejtpërdrejt reflektohet në rritjen e BPV-së. Nga ana tjetër, burimi i financimit të investimeve kapitale vështirë se mund të sigurohet vetëm nga huamarrjet në tregun vendor”, u shpreh Kire Naumov, LSDM .
Naumov bën të ditur se bankat vendore përkundër likuiditetit vështirë se do të mund të financojnë vetë deficitin deri në fund të vitit, për çka do të nevojiten burime të reja të financimit dhe rishikim i buxhetit. Derisa ministri i financave Zoran Stavrevski edhe sot nuk u përgjigj në çfarë gjendje është buxheti dhe nëse do të dorëzojë kërkesë për rishikim./ Alsat M