Marrëveshja/ Aplikimet për tapitë e pronave online tek noterët

10/01/2020 9:32 AM 0 komente

Aplikimet për tapitë e pronave dhe shërbimet e tjera që ofrohen nga zyrat e kadastrës do të bëhen online pranë notereve. Kjo ka qenë deklarata i kreu të Kadastrës Artan Lame i cili nënshkoi sot një marrëveshje më dhomën e noterëve. Lame tha se ky bashkëpunim zhvendos aplikimet ndërmjet dy institucioneve ‘pa pasur nevojën e mjetit të stërlashtë, posta, apo këmbët e qytetarit’. Lame theksoi se marrëveshja që është firmosur synon të garantojë shpejtësi, saktësi dhe pastërti, për 52 nga 472 shërbimet që kaluan online nga data 6 janar të cilat i përkasin Kadastrës.

“Qeveria eci tre ditë më përpara, pasi aplikimet online filluan që në datë 6 janar. Bashkëpunimi jonë në këtë fushë ka dy risi; e para aplikimet online dhe akti i sotëm për marrëveshjen mes dy institucioneve. Vonesat e tre dekadave të fundit i dimë mirë. Do të garantojmë shpejtësi, saktësi dhe pastërti në shërbim.”

/TOP-CHANNEL

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of