Mbipopullimi nga turistët, mbyllet Muzeu i Luvrit

31/05/2019 1:17 PM 0 komente

Mbipopullimi nga turistët po kthehet në një prej problemeve kryesore të ditëve të sotme.

Si pasojë, Muzeu i Luvrit në Paris u mbyll për një ditë, pasi autoritetet përkatëse e kishin të pamundur të menaxhonin turmat gjigante me turistë.

Në Himalaje, për shkak  te numrit të madh të turistëve është rritur edhe numri i incidenteve, shumica e të cilave fatkeqësisht kanë rezultuar edhe vdekjeprurëse.

 

Në qytete të ndrysme anembanë botës, nga Barcelona në Bali, mbipopullimi nga turistët është kthyer në një prej çështjeve më problematike dhe shqetësuese.

Numri i turistëve që vizituan Muzeun e Luvrit këtë të hënë ishte aq i madh, saqë autoritetet u detyruan ta mbyllnin, sepse menaxhimi i njerëzve ishte i papërballueshëm.

Shteti i Kalifornisë ka marrë masa parandaluese ndaj dëmeve që mund të bëjnë turmat gjigante të turistëvë, nismë që u mor menjëherë pas ndikimit negativ që patën turmat me turistë në liqenin Elsinore.

 

 

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of