Në Kosovë nuk ka ndonjë mekanizëm që rregullon çmimet, kjo iu ka krijuar hapësira bizneseve që t’i rrisin vazhdimisht duke dëmtuar rëndë konsumatorin kosovarë. Zyrtarë të institucioneve të Kosovës, fajin për mosekzistimin e këtij mekanizimi ia faturojnë njëra-tjetrës. Në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë thonë se kjo është një detyrë që i takon Ministrisë së Financave, ndërsa kjo e fundit thotë se i takon institucioneve të tjera. Kryetari i Organizatës Joqeveritare “Konsumatori”, Selatin Kaqaniku, thotë se rritja e çmimeve në mënyrë të pakontrolluar ul fuqinë blerëse dhe rrjedhimisht standardin e jetës.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.