Europa ka një peizazh kulturor të pasur dhe ka shumë muze të jashtëzakonshëm që konkurrojnë për të kërkuar një vend, midis më të mirëve të më të mirëve në 2023.
Kontinenti europian është një thesar i trashëgimisë kulturore dhe krenohet me një sërë muzeumesh, që magjepsin vizitorët me koleksionet e mahnitshme dhe ekspozitat novatore.
Megjithatë, në numrin e madh të institucioneve kulturore, vetëm disa të zgjedhur kanë arritur të dallohen nga të tjerët, duke fituar titujt prestigjioz si muzetë më të mirë të vitit 2023.
Vlerësimet e muzeve kremtojnë ndikimin e thellë, që ata kanë në shoqëri, duke lidhur të kaluarën me të tashmen dhe duke formësuar botëkuptimin kolektiv.
Muzeu më i mirë në Europë këtë vit sipas Forumit të Muzeut Europian
Muajin e kaluar, Forumi i Muzeut Europian (European Museum Forum) shpalli fituesin e çmimit prestigjioz “Muzeu Europian i Vitit” (European Museum of the Year Award, EMYA).
Muzeu i Etnologjisë i Valencias (L’ETNO) doli triumfues, duke forcuar pozicionin e tij midis shumë prej institucioneve më të mira të kontinentit.
L’ETNO, i bëri përshtypje trupit gjykues për shkak të themeleve të forta etike dhe angazhimin e palëkundur, për të bërë ndryshime pozitive në rajon.
“Ky muze me parime etike është plot zemër – por edhe i angazhuar për të sjellë ndryshim – i cili përfshin mbështetjen e rajonit në të kaluarën, për t’u përballur me një të ardhme të pasigurt.”
Çmimet EMYA 2023
Nëpërmjet një dialogu të hapur dhe përfshirës, L’ETNO ngjall interes universal – duke provokuar mendjen e vizitorëve.
Një nga pikat e forta të L’ETNO është ekspozita e tij e përhershme, “Nuk është e lehtë të jesh valencian” (No es fácil ser valenciano), e cila thellohet në debatin e shumëanshëm rreth identitetit.
Duke ekspozuar objekte, dokumente, fotografi dhe dëshmi personale, muzeu zbulon tensionin midis një bote me kulturë homogjene dhe ruajtjes së zakoneve dhe praktikave të veçanta, të rrënjosura në shoqërinë Valenciane.
Krahas L’ETNO, disa muze të tjerë fituan vlerësime në EYMA Awards 2023.
Muzeu i Punëtorëve të Danimarkës (Workers Museum), fitoi me krenari çmimin prestigjioz “Muzeu i Këshillit të Europës” (Council of Europe Museum Prize), duke përshëndetur angazhimin e tij për të ruajtur historinë dhe trashëgiminë e punës së vendit.
Duke lënë gjurmë në skenën ndërkombëtare, 23,5 Hrant Dink Site of Memory i Stambollit, mori çmimin e nderuar Kenneth Hudson, për guximin institucional dhe integritetin profesional 2023 (Kenneth Hudson Award for Institutional Courage and Professional Integrity 2023).
Ndërkohë, në Spanjë, muzeu magjepsës Chillida Leku mori çmimin e Muzeut Portimão (Portimão Museum Prize), duke e forcuar më tej pozicionin e tij si një bastion i përsosmërisë artistike.
Kush do të fitojë Muzeun e Vitit të Fondit të Artit?
Ndërsa çmimi Muzeu Europian i Vitit është vendosur, një tjetër nder i rëndësishëm i pret muzetë në Mbretërinë e Bashkuar.
Muzeu i Vitit i Fondit të Artit (Art Fund Museum of the Year), një çmim i vlerësuar që feston arritjet e muzeve në Mbretërinë e Bashkuar, do të shpallet muajin e ardhshëm.
Pesë muze të shquar janë nominuar për çmimin e këtij viti:
• Koleksioni Burrell – Glasgou, Skoci
• Leighton House – Londër, Angli
• MAC – Belfast, Irlanda e Veriut
• Muzeu i Historisë Natyrore – Londër, Angli
• Muzeu Scapa Flow – Stromness, Skoci
Në vitin 2022, Muzeu Horniman (Horniman Museum and Gardens) në Londër, u votuan Muzeu i Vitit i Fondit të Artit.
Rezultatet e çmimeve të këtij viti do të shpallen më 12 korrik.
Lista e plotë e të nominuarve për EYMA 2023:
/ Euronews