Ndërsa nafta shënon rekorde të reja, çmimi 50 USD për fuçi duket gjithnjë e më i afërt. Do të duhej një ndryshim thelbësor, si një recesion apo një dimër jashtëzakonisht i butë, apo ndoshta një ndryshim në presidencën e SHBA, për të ndalur këtë revansh.Çmimet sivjet janë rritur më shumë se 33% duke shënuar një pik të ri të martën në 44.24 USD për fuçi, që ishte dhe çmimi më i lartë i regjistuar në 21 vitet e fundit të Bursën e lëndëve të para në New York.Herë pas here analistët kanë paralajmëruar së çmimi i naftës do të rritet akoma sa më shumë të rritet kërkesa, dhe oferta të mos ketë asnjë mundësi për ti bërë ballë përçarjes mes prodhuesve të mëdhenj si Iraku, Rusia dhe Venezuela. Dhe, si për çudi, rritja e shpejtë e kërkesës për naftë në tregjet kineze ka revolucionalizuar tregun e naftës sivjet, kështu që do të duhej një ndryshim i mbështetur ekonomik apo politik në mënyrë që çmimet të ulen.”Të zbresësh që këtu nuk do të jetë e lehtë dhe nuk do të ndodhë menjëherë.” thotë ekonomisti për energjinë, Filip Verlerger. Është e nevojshme të shikojmë formimin e inventarëve dhe për ta bërë këtë duhet ose një recesion shumë i madh ose një dimër i butë, që do të na linte të mbanim një sasi të madhe nafte.”Asnjë lajm për rënie në dukjeRritja e çmimit të naftës është ndikuar dhe nga frika kundër sulmeve të militantëve islamikë ndaj infrastrukturës energjitike. Shumica e prodhuesve në kartelin e OPEC-ut po nxjerrin naftë me kapacitet të plotë, kështu që duket se nuk ka të ngjarë që oferta të rritet për të ulur çmimin e naftës. Do të duheshin vite që projektet eksploruese të zbatueshme me çmimet e sotshme të kishin rezultat.Pa asnjë lajm për rënie ekonomike në horizont dhe me kërkesën për naftë afër pikut të vet për këtë vit, spekulatorët do të kishin mundësinë të vazhdonin të bënin presion për rritje të mëtejshme të çmimit të naftës në javët në vazhdim. Ndoshta e vetmja mënyrë për të zbutur revanshin e çmimeve të naftës do të ishte të kthesh rritjen në rënie.Deri tani rritja e kostove të energjisë duket sikur i ka shkaktuar fare pak dëme rritjes ekonomike botërore. Ekspansioni i Kinës ka një rënie shumë të lehtë, ndërsa SHBA vazhdon të ketë rritje të qëndrueshmePor ekonomistët paralajmërojnë se çmimet e naftës po u afrohen niveleve të tilla që do të çonin në një ulje të rritjes ekonomike globale e kështu do të frenohej kërkesa për karburante.”Efekti i çmimeve të naftës në kërkesë do të jetë i vonshëm. Do të duhet kohë, por do të ndodhë dhe njerëzit përsëri do të harrojnë në kurrizin e tyre”- shprehet Leo Drollas i Qendrës Botërore për Studimet Energjitike në Londër.Përsa i përket inflacionit, çmimet janë shume afër nivelit të atyre të regjistruara gjatë embargos së naftës në 1973 dhe pak më shumë se gjysma e ayre që u regjistruan pas Revolucionit Iranian në 1979. Që të dyja këto goditje e çuan ekonominë në recesion.Megjithëse deri tani ekonomia botërore i ka shpërfillur çmime të tilla si 40 USD për fuçi, një rritje e qëndrueshme, deri mbi 50 USD do të ketë një ndikim të dukshëm në ekonomi.Masa të fortaNjë lëvizje tjetër e fortë që mund të ndihmojë në uljen e çmimit të naftës, do të ishte një ndryshim në presidencën e SHBA-se në zgjedhet e Nëntorit. Kjo nuk i kushtohet aq faktit që kandidati demokrat, Senatori Xhon Kerri ka filluar një fushatë ku nxit burime alternative të energjisë, sesa faktit që ai shihet si më pak i përfshirë në sulmet ushtarake në Lindjen e Mesme sesa presidenti actual, Xhorsh W. Bush. Një tregtar europian i naftës shprehet se, nëse SHBA nuk do të kishte nisur këtë luftë për naftën, ndoshta nuk do të ndodhte kjo që po ndodh sot. Por kjo mundësi është ende e eklipsuar nga ndikimi që mund të ketë një rritje potenciale në ofertën e naftës, edhe pse një ngjarje e tillë do të kundërshtohej shpejt nga një përdorim i rezervave strategjike të vendeve konsumatoreP.sh., Verlerger parashikon perspektivën se eksportet iraniane të naftës do të zvogëlohen si pasojë e mosmarrëveshjeve, që ky vend ka me Kombet e Bashkuara mbi programet e tij bërthamore në Teheran. Irani synon ti rrisë çmimet në nivele të tilla 60, 70 apo 80 USD për tiu kundërpërgjigjur në këtë mënyrë kundër çdo rezolute të Këshillit të Sigurimit.Një hipotezë e mundshme është dhe ajo mbi qëllimet e blerësve e naftës, të cilët kur shikojnë që tregu është tendosur deri në ekstrem, përgatiten të paguajnë sa më shumë, në mënyrë që të sigurojnë rezerva. “Për të ulur çmimet e naftës do të duhej një ndryshim në psikologjinë e blerësve”-thotë Verlerger.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.