Pandemia e koronavirusit ka çuar në humbjen e rreth 660 mijë vendeve të punës në sektorin e mikpritjes në Mbretërinë e Bashkuar këtë vit, sipas shefes së Sektorit të Mikpritjes.
Kate Nicholls tha se në fund të vitit 2019, sektori ishte punëdhënësi i tretë më i madh në Britani.
Industria ishte parashikuar të gjeneronte një në gjashtë vende të reja pune këtë vit, tha ajo, por përkundrazi rreth 20% e 3.2 milion vendeve të punës të sektorit janë zhdukur.
Po ashtu edhe të ardhurat nga sektori i mikpritjes janë poshtë nivelit 40 për qind krahasuar me vitin e kaluar.
Zonja Nicholls tha se bizneset duhej të gëzonin kohën më “të artë” të vitit, pasi që më shumë se një e treta e të ardhurave vjetore fitohen zakonisht midis Halloween-it dhe Vitit të Ri.
Por në vend të kësaj ajo tha se sektori ishte në “kujdes intensiv” dhe bëri thirrje që pub-et dhe restorantet të jenë në gjendje të hapen me sa më pak kufizime të jetë e mundur në dhjetor./BBC