Kur Lars Petre shkoi për herë të parë në Maldive, në vitin 1985, i gjithë udhëtimi ndodhi për shkak të një incidenti. Pasi pushimet e tij për të shkuar në një rezort skish në Gjenevë u anuluan, Lars së bashku me një shok morën një tjetër fluturim për në Sri Lanka.
“Fluturimi ynë u anulua dhe së bashku me shokun tim vendosëm të shkonin në Sri Lanka sepse ne kishim dëgjuar për disa ishuj të vegjël në Oqeanin Indian”, thotë z. Petre.
Tre vite më vonë, në dhjetor të 1988, z. Petre hapi rezortin e tij të parë, Kuredu, në bashkëpunim me partnerët e tij nga Maldivet. Gjatë tro dekadave të fundit, kompania e tyre Crown & Champa Resorts është rritur shumë dhe ka marrë nën menaxhimin e saj 10 rezorte, mbi 12 qendra SPA dhe mbi 6 qendra që merren me sportin e zhytjes në arkipelagun tropikal.
Në Hurawalhi, ju mund të ngriheni nga krevati i vilës që keni marrë me qira dhe të zhyteni direkt në Oqean. Këtu ju do të gjeni edhe një kinema verore, pishina, plazhe përrallore dhe një mirëpritje shumë të mirë nga stafi që ndodhet aty (mbi 340 punonjës që jetojnë vazhdimisht në këtë ishull).
Restoranti nënujor 5.8 është restoranti më i madh nënujor në botë, duke u ofruar të gjithë të ftuarve një përvojë unike, të hash darkë brenda një akuariumi gjigant dhe i rrethuar nga një shumëllojshmëri speciesh.
5 minuta larg me anije, ndodhet Kudadoo, sipërmarrja e re dhe më luksoze e z. Petre, rezorti i parë ultra all-inclusive. Ishulli me 15 vila private, është i pajisur me një panel diellor të cilësisë së fundit, me trajtime SPA, me darka dhe ekskursione private, të gjitha në vlerën 3,800 dollarë amerikanë / nata.
Turzimi në Maldive ka filluar që në vitin 1970. Sot, aty ndodhen mbi 150 rezorte, ndër të cilat 20 janë hapur vetëm gjatë këtij viti.
Lars Petre konsiderohet ndër pionierët e parë, që vendosi t’ia prezantojë turzimin e Maldiveve së gjithë botës.